Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6 Image 7 Image 8 Image 9

Tirana Business University

13 Nëntor 2020: Afati i fundit i aplikimit për studime Master

Vijojnë aplikimet për regjistrim në programet e ciklit të dyë të studimeve "Master Profesional" dhe "Master i Shkencave" në TBU. Informohuni mbi programet, kuotat, kriteret dhe tarifat.

13 Nëntor 2020: Afati i fundit i aplikimit për studime Master

Vijojnë aplikimet për regjistrim në programet e ciklit të dytë të studimeve "Master Profesional" dhe "Master i Shkencave" në Tirana Business University College (TBU). Aplikimet pranohen deri më dt. 13 Nëntor 2020.

TBU ofron programe Master Profesional në Administrim Biznesi me profil: i. Menaxhim, ii. E Drejtë Biznesi, iii. Kontabilitet-Financë | Master Profesional në E Drejtë Biznesi | Master i Shkencave në Administrim Biznesi. Për më shumë informacion mbi programet klikoni në linkun vijues (kliko këtu)

TBU pranon një numër të limituar studentësh. Kliko këtu për tu informuar mbi kuotat përkatëse të pranimit dhe kriteret e konkurrimit dhe klasifikimit të aplikantëve.

Tarifat e studimit në TBU individualizohen për çdo student bazuar në meritë dhe/ose në nevojë socio-ekonomike. Informacion më i detajuar jepet në linkun (kliko këtu).

Në aplikim kandidati paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:

  • fotokopje e noterizuar e diplomës së ciklit të parë të studimeve (Bachelor);
  • fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore dhe certifikatës së notave;
  • fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim apo pasaportë);
  • dy fotografi personale në format për dokumenta (3.5 cm dhe 4.5 cm).
  1. Kandidatët që aplikojnë në programin Master i Shkencave në Administrim Biznesi duhet të dorëzojnë edhe certifikatën e mbrojtjes së gjuhës së huaj, me të paktën nivelin B1.

Për t'u njohur me mundësitë, avantazhet, kërkesat dhe rregullat e shkollës apo detaje të tjera të rëndësishme ju mirëpresim në TBU, nga e hëna në të premte, ora 10.00 - 19.00.

Na kontaktoni për çdo pyetje apo paqartësi në: +355 69 303 3173 dhe info@tbu.edu.al

/files/Web Cover/esi