Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6 Image 7 Image 8 Image 9 Image 10

Tirana Business University

2-3 Shtator 2020: Nisin regjistrimet e kandidatëve fitues të nënfazës 1, R1

Regjistrimet do të kryhen pranë Sekretarisë Mësimore të TBU, si rregull, në orarin 10.00-14.00. Me kërkesë të veçantë, regjistrimi kryhet në një orar tjetër, brenda intervalit 08.00 - 16.30.

2-3 Shtator 2020: Nisin regjistrimet e kandidatëve fitues të nënfazës 1, R1

Kandidatët e shpallur fitues në raundin 1 bachelor mund të regjistrohen në datë 2 dhe 3 Shtator 2020 referuar Urdhërit të Përbashkët Nr. 02, dt. 02.07.2020 të MASR. 

Lista e kandidatëve fitues, për secilin program/profil studimi në TBU, jepet më poshtë: 

Regjistrimet do të kryhen pranë Sekretarisë Mësimore në TBU, si rregull, në orarin 10.00-14.00. Me kërkesë të veçantë, kandidati mundet të regjistrohet në një orar tjetër, brenda intervalit 08.00 - 16.30. 

Procesi i regjistrimeve të raundit 1 vijon në 7 faza 48 orëshe deri në datën 15 Shtator 2020.

Në regjistrim kandidatët duhet të jenë të pajisur paraprakisht me:

  • Kopjen e noterizuar të diplomës së maturës bashkë me certifikatën e notave;
  • Kartën e Identitetit ose Pasaportën;
  • 2 foto personale (format për dokumenta). 

Në ditë e regjistrimit kandidati duhet të kryejë pagesën e tarifës së regjistrimit prej 7 mijë lekë në llogarinë bankare të Tirana Business University sh.p.k në Tirana Bank. 

Brenda muajit Tetor 2020 studenti kryen pagesën 30% të tarifës së studimit. Pjesa tjetër e tarifës së studimit, kryhet si rregull, në 2 këste, por në rast nevoje të arsyetuar nga studenti, pagesa kryhet në më shumë këste, sa më të barabarta në vlerë e barazlarguara në kohë.