Image 0 Image 1

Tirana Business University

3 javë nga afati i fundit për aplikim në programet Master Profesional/Master i Shkencave në TBU

Dt. 19 Tetor 2018 është afati i fundit i kryerjes së aplikimit për programet e nivelit Master në të gjitha institucionet e arsimit të lartë jopublike.

3 javë nga afati i fundit për aplikim në programet Master Profesional/Master i Shkencave në TBU

Dt. 19 Tetor 2018 është afati i fundit i kryerjes së aplikimit për programet e nivelit Master në të gjitha institucionet e arsimit të lartë jopublike.

Për programet e ciklit Master Profesional nevojitet që brenda kësaj date të jeni diplomuar në Ciklin Bachelor, të vërtetuar me diplomë ose vërtetim diplomimi dhe listën e notave.

Në programin e Ciklit Master i Shkencave kërkohet edhe certifikimi me të paktën nivelin B1 të gjuhëve të huaja: anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht ose spanjisht. Studentët që kanë kryer studimet Bachelor dhe/ose Master në një nga këto gjuhë të huaja nuk ka nevojë për certifikatë. Në programin Master i Shkencave në Administrim Biznesi, TBU aplikon dhe kriterin e notës mesatare bachelor për të paktën 8.00

Llojet e programeve Master që ofrohen në TBU, kuotat përkatëse të pranimit dhe kriteret e konkurrimit dhe klasifikimit të aplikantëve jepen në linkun (kliko këtu)

Ndërsa kuotat e pranimit janë të kufizuara dhe të pakta, bazuar në përvojën e vitit të kaluar të aplikimeve të deritanishme nga studentë nga shkolla të tjera të larta, si dhe fakti që kanë përfunduar apo po përfundojnë vitin e tretë bachelor në TBU një numër afro dyfishi i paranjëviti, më i madh studentësh së në vitet e kaluara, numri i aplikantëve gjithsej pritet të jetë rreth 2 herë më i lartë se numri i kuotave gjithsej.

Tarifat e studimit në programet Master, zbritjet bazuar në rezultatet në vitin e fundit në programin Bachelor, si dhe zbritjet për arsye sociale/ekonomike jepen në linkun (kliko këtu) 

Ju ftojmë të aplikoni në programet tona të nivelit Master bashkë me dokumentacionin e kërkuar si dhe të kryeni intervistat me stafin drejtues të TBU në mënyrë që të grumbulloni sa më shumë pikë që të rrisni shancet e kualifikimit.

Dorëzimi i dokumentave, plotësimi i formularit të aplikimit dhe kryerja e intervistës mund të bëhët çdo ditë, nga e hëna në të shtunë, në orarin 10.00-20.00.

Për lehtësi komunikimi na kontaktoni në 069 98 119 25 dhe info@tbu.edu.al.