Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6 Image 7 Image 8 Image 9 Image 10

Tirana Business University

Bachelor, Raundi 1 - Nisin intervistat me aplikantët e vitit akademik 2020-21

Intervista me stafin e TBU është kriter pranimi dhe vlerësohet me max 40 pikë. Kuotat e pranimit në TBU janë të kufizuara dhe kryerja e intervistës ju krijon avantazh.

Bachelor, Raundi 1 - Nisin intervistat me aplikantët e vitit akademik 2020-21

Nis procesi i intervistave me aplikantët e raundit të 1-rë për studime bachelor në TBU.

Intervista me stafin drejtues të TBU është kriter pranimi dhe vlerësohet me max 40 pikë, krahas notës mesatare të kombinuar (sipas VKM) e cila vlerësohet me max 60 pikë. 

Intervista konsiston në dy pjesë thelbësore: 

  • shkalla e njohjes që aplikanti ka mbi TBU veçanërisht me praktikat e gjata profesionale që mundësohen nga TBU pranë kompanive partnere, rregullat dhe disiplina e shkollës tonë dhe aspekte të tjera të rëndësishme. - për këtë pjesë të intervistës sugjerojmë të vizitohet www.tbu.edu.al dhe burime të tjera informacioni, takime me studentët, etj.
  • shkalla e gatishmërisë së aplikantit për të studiuar dhe për tu aftësuar profesionalisht. - për këtë janë të rëndësishme përvojat personale të aplikantit, jo vetëm në rezultatet në mësime por edhe eksperienca të ndryshme pune dhe/ose shoqërore që tregojnë vullnetin dhe përkushtimin e aplikantit në formimin profesional dhe të përgjithshëm.

Kryerja e intervistës nga çdo aplikant është e rëndësishme edhe krijon avantazh në konkurrimMoskryerja e intervistës brenda dt. 28 Gusht 2020 shkakton vlerësimin me 0 pikë në këtë kriter dhe i heq mundësinë kandidatit të diskutojë për mundësinë për zbritje të tarifës së studimit. Shënim: Për më tepër detaje lidhur me tarifat dhe bursat e studimit (kliko këtu). 

Në ditën e intervistës aplikanti duhet të ketë me vete dokumentin e identifikimit dhe diplomën/çertifikatën e notave të shkollës së mesme. Sugjerojmë që në intervistë kandidati të paraqitet bashkë me një nga prindërit apo të afërm. Për efekt organizativ, lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në duke plotësuar linkun bit.ly/tbu-intervista-2020 (kliko këtu).