Image 0 Image 1 Image 2

Tirana Business University

Fillon trajnimi praktik mbi marketingun dixhital nga Local Web

Local Web, nisi në TBU programin teorik mbi marketingun dixhital. Ky programi synon aftësimin me njohuri dhe aftësi të nevojshme për karrierë të suksesshme në fushën e marketingut dixhital.

Fillon trajnimi praktik mbi marketingun dixhital nga Local Web

Local Web, partnere me Google, nisi në TBU programin teorik dedikuar studentëve në fushën e marketingut dixhital.

Në këtë program janë rregjistruar 75 studentë bachelor të cilët kanë shfaqur interes të lartë për të njohur sa më shumë botën e marketingut digital e cila është një pjesë shumë e rëndësishme në fushën e biznesit dhe jo vetëm.

Programi teorik zgjatë 1 muaj me 3 ditë në javë ku studentët do arrijnë të marrin njohuritë e duhura që më pas të kalojnë në fazën tjetër të trajnimit që është pjesa praktike në ambjentet e kompanisë ku do të zbatohen të gjitha njohuritë e marra në programin teorik. Ky program synon aftësimin me njohuri dhe aftësi të nevojshme për karrierë të suksesshme në fushën e marketingut dixhital.

Local Web, agjenci ndërkombëtare marketingu dhe konsulence online, partnere e Google, do të jetë e ftuar sërisht në TBU për të prezantuar mundësi të tjera angazhimi për studentët.