Image 0 Image 1 Image 2 Image 3

Tirana Business University

Filozofia e arritjes së suksesit, tema e prezantimit për studentët nga z. Avinash Ananda

Një prezantim tepër special mbi filozofinë a arritjes së suksesit u mundësua për studentët e Tirana Business University nga trajnuesi dhe autori i njohur ndërkombëtar i udhëheqjes dhe kënaqësisë, z. Avinash Ananda.

Filozofia e arritjes së suksesit, tema e prezantimit për studentët nga z. Avinash Ananda

Një prezantim tepër special mbi filozofinë a arritjes së suksesit (rasti Agna Group) u mundësua për studentët e Tirana Business University nga trajnuesi dhe autori i njohur ndërkombëtar i udhëheqjes dhe kënaqësisë, z. Avinash Ananda.

Eksperienca 20 vjeçare e Avinash si trajnues i sjelljes, guru lidershipi, folës dinamik dhe motivues, konsulent menaxhimi për rreth 300 mijë njerëz nga mbi 15 vende të ndryshme të botës dhe mbi 12 lloje industrie biznesi, dëshmoi stilin unik të prezantimit përmes gërshetimit të historive të këndshme dhe ndërveprimit në situata të veçanta të studentëve me njëri-tjetrin.

Rasti Agna Group, është një histori suksesi, si rezultat i investimit në zhvillimin personal dhe profesional të burimeve njerëzore.