Image 0 Image 1 Image 2 Image 3

Tirana Business University

Kriteret e pranimit të kandidatëve për të studiuar në programet bachelor për vitin akademik 2017/18

Tirana Business University do të vlerësojë kandidatët për të studiuar në programet bachelor për vitin akademik 2017/18 bazuar në notën mesatare dhe intervistën me komisionin e pranimeve...

Kriteret e pranimit të kandidatëve për të studiuar në programet bachelor për vitin akademik 2017/18

Kriteret e pranimit të kandidatëve për studime në programet e ciklit bachelor dhe master profesional/shkencor të TBU për vitin akademik 2017 – 2018 janë:

BACHELOR

  • nota mesatare e tre viteve të shkollës së mesme; (1 – 60 pikë)
  • intervista me komisionin e pranimeve në TBU, ku peshën parësore do ta ketë shkalla e motivimit e studentit për të studiuar dhe për t'u aftësuar profesionalisht (1 – 40 pikë).

MASTER PROFESIONAL

  • nota mesatare e ciklit bachelor (1 – 60 pikë);
  • intervista me komisionin e pranimeve në TBU, ku peshën parësore do ta ketë shkalla e motivimit e studentit për të studiuar dhe për t'u aftësuar profesionalisht (1 – 40 pikë).

MASTER I SHKENCAVE

  • nota mesatare minimale e ciklit bachelor (8);
  • niveli i gjuhës së huaj për t’u pranuar (B2)
  • nota mesatare e ciklit bachelor (1 - 40 pikë);
  • shkalla e afërsisë së programit të studimit pararendës me programin e studimit për të cilin aplikon në TBU (1 – 30 pikë);
  • intervista me komisionin e pranimeve në TBU, ku peshën parësore do ta ketë shkalla e motivimit e studentit për të studiuar dhe për t'u aftësuar profesionalisht (1 – 30 pikë).

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kuotat e pranimit për studime në programet e ciklit bachelor dhe master profesional/shkencor të TBU për vitin akademik 2017 – 2018 parashikohen të jenë si viti i kaluar, si vijon:

BACHELOR

  • Administrim Biznesi, me profil i. Menaxhim; ii. Marketing; iii. Kontabilitet & Financë(gjithsej 75 ose mesatarisht 25 studentë/profil) 
  • E Drejtë Biznesi (numri maksimal 35 studentë)

MASTER PROFESIONAL 60 KREDITE

  • Administrim Biznesi, me profil i. Menaxhim; ii. Kontabilitet dhe Financë (gjithsej 50 ose mesatarisht 25 studentë/profil)
  • E Drejte Biznesi (numri maksimal 25 studentë)
  • Administrim Publik (numri maksimal 25 studentë)

MASTER PROFESIONAL 120 KREDITE

  • Administrim Biznesi, me profil i. Menaxhim; ii. Kontabilitet dhe Financë, iii. E Drejtë Biznesi (gjithsej 75 ose mesatarisht 25 studentë/profil)
  • E Drejte Biznesi (numri maksimal 25 studentë)

MASTER I SHKENCAVE 12O KREDITE

  • Administrim Biznesi (numri maksimal 15 studentë)
  • E Drejte Biznesi (numri maksimal 15 studentë)

Për çdo pyetje, lutemi të na kontaktoni në e-mail: sekretaria@tbu.edu.alinfo@tbu.edu.al ose tel: +355 422 60 443.