Image 0 Image 1 Image 2 Image 3

Tirana Business University

Menaxho bindjen tënde duke bindur tjetrin nga Albjona Rrapaj, Psikologe

Në kuadër të fushatës për zhvillim intelektual në vazhdim të studentit u organizua në TBU, trajnimi Menaxho bindjen tënde duke bindur tjetrin nga Qendra e Kurseve Imagine Education...

Menaxho bindjen tënde duke bindur tjetrin nga Albjona Rrapaj, Psikologe

Në kuadër të fushatës për zhvillim intelektual në vazhdim të studentit u organizua në datë 10-11 qershor në TBU, trajnimi me temë ‘Menaxho bindjen tënde duke bindur tjetrin’ nga Qendra e Kurseve - Imagine Education. Krahas trajtimit teorik të elementëve psikologjikë/situativ që ndikojnë bindjen, historive të suksesit të liderave në mënyrën se si krijonin bindjen, pjesëmarrësit u përfshinë në raste studimore dhe ushtrime praktike për të përvetësuar aftësitë më të mira reaguese, bindëse dhe prezantuese. Trajnimi u drejtua me mjeshtëri nga Psikologe Albjona Rrapaj. Në trajnim ishin pjesëmarrës të rinj nga shkolla të ndryshme. Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit u pajisën me çertifikatën dhe materialet e trajnimit. TBU është e orientuar dhe mbështet e inkurajon organizimin e aktiviteteve të tilla që kontribuojnë në zhvillimin personal dhe profesional të studentëve.