Image 0 Image 1 Image 2 Image 3

Tirana Business University

NeoCharger, sipërmarrja inovative e studentit të TBU - Tirana Business University

Do të jetë i afërt momenti, kur problemit të mungesës së baterisë celulare, do t’i jetë gjendur zgjidhja. NeoCharger, themeluar nga Elton Saliaj, do të mundësojë karikimin alternativ të pajisjeve celular.

NeoCharger, sipërmarrja inovative e studentit të TBU - Tirana Business University

Do të jetë i afërt momenti, kur problemit të mungesës së baterisë celulare, do t’i jetë gjendur zgjidhja. NeoCharger, sipërmarrja inovative e themeluar nga studenti i TBU, Elton Saliaj, do të mundësojë karikimin e pajisjeve celular. Në jetën e përditshme është e zakonshme të ndodhesh në mjedise relaksi dhe/ose pune, përballë një situate në të cilën duhet të garantosh bateri mjaftueshëm në celular për të qenë i disponueshëm për menaxhimin e pjesës tjetër të ditës. NeoCharger është konceptuar si një pajisje tavoline për bare, restorante, hotele, mjedise pune, etj që merr energji nga një bateri e rikarikueshme dhe mundëson karikim të shpejtë përmes fishave me zgjatim alternativ. Mundësia e karikimit të celularit, tashmë në një distancë të afërt e që të garanton njëherazi disponueshmërinë e përdorimit, për përdoruesit, krijimi i një komoditeti të tillë, në momente pune, argetimi dhe/ose kohe të lirë është rehatia e kërkuar. NeoCharger po mirëpritet çdo ditë me entuziazëm nga biznesit e kontaktuara, të cilat vijojnë të shprehin dëshirën për bashkëpunim.

Zhvillimi i njohurive praktike dhe sidomos përkrahja e zhvillimit të iniciativës së lirë dhe sipërmarrjes tek studentët, jo vetëm që përmbush një nga objektivat e TBU, por përbën edhe një kontribut në zhvillimin e shoqërisë. Në këtë kuadër, TBU ka zhvilluar projektin: “Inkubatori i Biznesit Studentor” përmes së cilit mbështeten nisma sipërmarrëse të studentëve të TBU. Inkubatori i biznesit vë në dispozicion të këtyre nismave falas mjedise fizike të shkollës, pajisje, lidhje në internet, këshillim nga stafi akademik ose persona me eksperiencë, bashkëpunim me bizneset partnere për të siguruar suportin e tyre financiar dhe teknik. NeoCharger është bërë pjesë e këtij programi mbështetës që në hapat e parë të lancimit.

Elton Saliaj, student në programin Bachelor në Administrim Biznesi është fitues i vendit të dytë në konkursin kombëtar me maturantët “Sipërmarrësit e së Nesërmes” Edicioni V-të organizuar nga TBU në bashkëpunim me kompani dhe banka prestigjoze të vendit, si dhe me vlerësimin, inkurajimin dhe mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS).

/files/elton_saliaj_2.JPG