Image 0 Image 1 Image 2

Tirana Business University

Nisin regjistrimet e ekipeve me maturantë nga i gjithë vendi në konkurset kombëtare të TBU

Tirana Business University (TBU) nis zyrtarisht regjistrimet e ekipeve të maturantëve nga shkollat e mesme të përgjithshme ose profesionale të vendit për dy konkurset kombëtare...

Nisin regjistrimet e ekipeve me maturantë nga i gjithë vendi në konkurset kombëtare të TBU

Tirana Business University (TBU) nis zyrtarisht regjistrimet e ekipeve të maturantëve nga shkollat e mesme të përgjithshme ose profesionale të vendit për dy konkurset kombëtare “Sipërmarrësit e së Nesërmes”, Edicioni i VII-të dhe “Juristët e së Nesërmes”, Edicioni i III-të.

Në të gjitha edicionet e viteve të kaluara konkurset janë organizuar në bashkëpunim me kompanitë dhe bankat më të mëdha të vendit, si dhe me vlerësimin, inkurajimin dhe mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS). Këtë vit konkurset po mbështeten jo vetëm nga partnerët tashmë tradicional por edhe nga partnerë të rinj.

Ekipi në konkursin “Sipërmarrësit e së Nesërmes” përbëhet nga 3-5 anëtarë, ndërsa në konkursin “Juristët e së Nesërmes” përbëhet nga 2-3 anëtarë. Nga një shkollë mund të formohen më shumë se një ekip në secilin konkurs.

Për secilin konkurs do të ketë disa kategori çmimesh dhe fituesish. Fituesit do të përfitojnë mbështetje financiare për bursa studimi në TBU dhe çmime të veçanta nga mbështetësit e konkursit. 

Inkurajojmë maturantët e të gjitha shkollave të mesme, të apasionuar e me prirje në sipërmarrje apo në jurisprudencë të formojnë ekipe dhe të aplikojnë në njërin apo të dy konkurset.

Bashkëlidhur do të gjeni rregulloren për zhvillimin e konkurseve që informon për fazat, afatet, metodën, rregullat e konkurrimit dhe çmimet fituese. 

Çdo ekip regjistrohet duke dërguar të plotësuar formularin e regjistrimit me e-mail në info@tbu.edu.al

Afati i fundit i regjistrimit është data 31 mars 2017, ora 18.00. Nxitoni të aplikoni!

Ju mirëpresim!