Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5

Tirana Business University

Nisin regjistrimet ekipeve në të dy konkurset kombëtare me maturantët

TBU nis zyrtarisht procesin e regjistrimit për të dy konkurset kombëtare me maturantët. Aplikimet kryhen në: bit.ly/tbuedual

Nisin regjistrimet ekipeve në të dy konkurset kombëtare me maturantët

TBU nis zyrtarisht procesin e regjistrimit të maturantëve për të dy konkurset kombëtare:

Në të gjitha edicionet e viteve të kaluara konkurset janë organizuar në bashkëpunim me kompanitë dhe bankat më të mëdha të vendit, si dhe me vlerësimin, inkurajimin dhe mbështetjen e Ministrisë së Arsimit. Këtë vit konkurset po mbështeten jo vetëm nga partnerët tashmë tradicional por edhe nga partnerë të rinj.

Vit pas viti pjesëmarrja është rritur ndjeshëm falë promovimit dhe angazhimit të mësuesve, drejtuesve të gjimnazeve, DAR/ZA-ve, partnerëve të ndryshëm dhe ekipit organizativ të TBU. Në vitin e fundit në të dy konkurset u regjistruan rreth 650 nxënës.

Për secilin konkurs do të ketë disa kategori çmimesh dhe fituesish. Fituesit do të përfitojnë mbështetje financiare për bursa studimi në TBU dhe çmime të veçanta nga mbështetësit e konkursit.

Inkurajojmë maturantët e të gjitha shkollave të mesme të përgjithshme ose profesionale të vendit, të apasionuar e me prirje në sipërmarrje apo në jurisprudencë të formojnë ekipe dhe të aplikojnë në njërin apo të dy konkurset.

Bashkëlidhur do të gjeni rregulloren për zhvillimin e konkurseve që informon për fazat, afatet, metodën, rregullat e konkurrimit dhe çmimet fituese. 

Regjistrimi kryhet online në linkun: bit.ly/tbuedual

Afati i fundit i regjistrimit është data: 31 Mars 2018, ora 18.00.

Çdo komunikim tjetër pas regjistrimit do të kryhet me tel: +355 42 60 443, cel: +355 68 360 0725; +355 69 98 119 25 dhe/ose e-mail: info@tbu.edu.al.