Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5

Tirana Business University

Njoftim për raundin e dytë të aplikimeve në programet bachelor për vitin akademik 2018-19

Mirëpresim në intervistë, në datat 23-24 Shtator, ora 10.00-19.00, aplikantët që konkurrojnë për kuotat e lira për programet e vitit të parë bachelor në TBU.

Njoftim për raundin e dytë të aplikimeve në programet bachelor për vitin akademik 2018-19

Sipas të dhënave të marra nga portali U-Albania, sot më dt. 22.09.2018 rezulton se:

  • për 17 kuota të lira në programin Drejtësi (E Drejtë Biznesi) kanë aplikuar 31 vetë - kliko këtu dhe verifiko aplikimin. 
  • për 5 kuota të lira (shtesë) në programin Administrim Biznesi (tre profilet së bashku) kanë aplikuar 86 vetë - kliko këtu dhe verifiko aplikimin.

Siç është njoftuar edhe më parë aplikantët do të vlerësohën mbi kriterin e notës mesatare të kombinuar dhe intervistës më stafin drejtues të TBU. Për më shumë mbi kriteret klikoni këtu

Një pjesë e aplikantëve e kanë kryer intervistën dhe kanë marrë pikët përkatësë. Inkurajojmë aplikantët e tjerë të paraqiten në TBU për të kryer intervistën, pa të cilën mbetet që të vlerësohen e të renditen vetëm mbi notën mesatare të kombinuar, duke dobësuar shanset për kualifikim. Intervistat vijojnë të kryhen në TBU, çdo ditë, përfshirë të shtunën dhe të dielën, në orarin 10.00-19.00 e do të përfundojnë më dt. 24.09.2018, ora 19.00. 

Me dt. 25.09.2018 TBU do të shpallë listat me renditjen e aplikantëve sipas pikëve të marra nga të dyja kriteret, veçmas për secilin nga dy programet e mësipërme.