Image 0 Image 1 Image 2 Image 3

Tirana Business University

Njoftim për shtyrjen e afatit të regjistrimit të ekipeve për të dy konkurset kombëtare të TBU

Duke vlerësuar kërkesën e lartë të maturantëve për pjesëmarrje dhe duke mirëkuptuar vështirësitë objektive për përgatitjen cilësore njoftojmë se afati i regjistrimit dt. 31 Mars shtyhet për në dt. 7 Prill.

Njoftim për shtyrjen e afatit të regjistrimit të ekipeve për të dy konkurset kombëtare të TBU

TBU falenderon të gjitha ekipet e regjistruara për të dy konkurset kombëtare me maturantët "Sipërmarrësit e së Nesërmes, Edicioni 7" dhe "Juristët e së Nesërmes, Edicioni 3". Kemi kënaqësinë të informojmë se është arritur pjesëmarrja më e lartë ndër vite.

Duke vlerësuar interesin e lartë të shprehur për pjesëmarrje dhe kërkesën për shtyrje të afatit të regjistrimit nga gjimnaze anembanë vendit si dhe duke mirëkuptuar vështirësitë objektive që ndeshin maturantët nga koha e shkurtër në dispozicion për përgatitjen cilësore njoftojmë se afati i mëparshëm i regjistrimit të ekipeve datë 31 Mars 2017 shtyhet për në datën 7 Prill 2017, ora 18.00.

Faza e dytë, ajo e prezantimeve të skuadrave përballë jurive respektive do të zhvillohet në periudhën 19 Prill - 29 Prill 2017 në TBU. Çdo ditë gjatë kësaj jave do të ftohen të performojnë grupe skuadrash. Shpërndarja ditore e grupeve të skuadrave do t’ju njoftohet skuadrave së shpejti, individualisht me e-mail/cel. Për më shumë informacion shkarkoni rregulloren e ndryshuar në të cilën jepen afatet e reja për çdo fazë.

Për të patur një performancë sa më të mirë në prezantim, nxisim skuadrat të përgatiten për rolet e secilit anëtar të skuadrës. Performanca si skuadër dhe individualisht përballë jurisë është e rëndësishme në vlerësimin përfundimtar.

Kujtojmë se çdo ekip regjistrohet duke dërguar të plotësuar formularin e regjistrimit me e-mail në info@tbu.edu.al brenda datës 7 Prill 2017.

Për çdo sqarim jeni të mirëpritur të na drejtoheni në kontaktet vijuese: tel: +355 422 60 443, cel: +355 69 98 119 25 dhe e-mail: info@tbu.edu.al.

Suksese dhe mirupafshim së shpejti në TBU!