Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5

Tirana Business University

Raundi 2: Shpallja e renditjes së aplikantëve për regjistrimet bachelor 2018-2019

Njihuni me renditjen e aplikantëve në programin Bachelor në Administrim Biznesi (tre profile) dhe programin 5-vjeçar të integruar në Drejtësi - E Drejtë Biznesi.

Raundi 2: Shpallja e renditjes së aplikantëve për regjistrimet bachelor 2018-2019

Referuar pikës 4, të kreut III të udhëzimit nr. 18, dt. 21.05.2018 të MASR, publikojmë listat me renditjen e aplikantëve sipas pikëve të marra nga mesatarja e kombinuar e shkollës së mesme dhe intervistës me stafin drejtues të TBU.

Aplikantët vetë-idenfitikohen përmes ID së maturantit.

Verifikoni renditjen tuaj me pikë duke klikuar në bashkëlidhjet e mëposhtme sipas programit ku keni aplikuar:

Regjistrimi i kandidatëve fitues do të kryhet në datat 27-28 shtator 2018, ora 08.00 - 16.30 në Sekretarinë Mësimore të TBU. Kandidatët e shpallur fitues, nëse nuk paraqiten për regjistrim brenda dy ditëve (27-28 gusht 2017), ju humbet e drejta e regjistrimit, në këtë fazë, dhe automatikisht vija e kuqe zhvendoset poshtë, duke i krijuar mundësinë e regjistrimit në fazën e ardhshme 48 orëshe, kandidatëve fitues të rinj. Procesi vijon në 5 faza 48 orëshe deri në datën 6 tetor 2018. 

Kandidatët ditën e regjistrimit duhet të pajisen me fotokopjen e noterizuar të diplomës së maturës shtetërore/ose dëftesë pjekurie së bashku me certifikatën e notave dhe dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). 

Në momentin e regjistrimit në TBU kryhet edhe pagesa prej 7 mijë lekë (të reja).

Për pyetje na kontaktoni në +355 69 98 119 25.