Image 0 Image 1

Tirana Business University

Raundi 2: Renditja paraprake e kandidatëve për studime bachelor, viti 1, në Tirana Business University

TBU ka publikuar rezultatet paraprake të renditjes së kandidatëve që kanë aplikuar në raundin e dytë për studime bachelor, në vitin akademik 16-17

Raundi 2: Renditja paraprake e kandidatëve për studime bachelor, viti 1, në Tirana Business University

Të nderuar kandidatë të raundit të dytë për studime të larta në Tirana Business University!

Pas konkurrimit përmes intervistave individuale me stafin drejtues të TBU dhe notave të shkollës së mesme, shpallim rezultatet paraprake (jopërfundimtare) të konkurrimit dhe renditjen me pikë të kandidatëve veçmas për secilin program studimi:

1. Administrimim Biznesi (linku: raundi_2_tabela_administrim_biznesi_359_360_361)

2. E Drejta e Biznesit (linku: raundi_2_tabela_e_drejta_e_biznesit_362)

Në programin Administrim Biznesi, në një dy apo tre profile, kanë konkurruar 112 kandidatë dhe kualifikohen në raundin e dytë 44 të parët, pavarësisht profilit apo profileve që kanë përzgjedhur.

Në programin E Drejta e Biznesit kanë konkurruar 22 kandidatë (10 kanë aplikuar edhe në një nga profilet e programit Administrim Biznesi) dhe kualifikohen në raundin e dytë 14.

Siç shihet kandidatët që kanë kryer intervistën kanë një diferencë të ndjeshme në pikë me kandidatët që nuk e kanë kryer atë. Më në krye janë radhitur kandidatët që kanë edhe mesatare note të lartë edhe rezultat të lartë në intervistë.

Për momentin në programin Administrim Biznesi kualifikohen kandidatët e renditur deri te numri 44 dhe në programin E Drejta e Biznesit kualifikohen kandidatët e renditur deri te numri 14. Megjithatë, për shkak se disa nga kandidatët e kualifikuar kanë aplikuar në të dy programet, në varësi nga zgjedhja që këta do të bëjnë krijojnë mundësi për kandidatët e rradhitur poshtë numrit 44 ose 14. Kështu mes të kualifikuarëve të programit Administrim Biznesi janë 8 kandidatë që janë kualifikuar edhe në programin E Drejta e Biznesit, dhe pra nësë zgjedhin të Drejtën e Biznesit i japin mundësinë 8 kandidatëve vijues poshtë vendit të 44-tërt të regjistrohen në programin Administrim Biznesi. Gjithashtu, 10 vetë të kualifikuar në programin E Drejta e Biznesit janë kualifikuar edhe në programin Administrim Biznesi, dhe pra nëse zgjedhin programin Administrim Biznesi i japin mundësi kandidatëve të tjerë poshtë numrit 14 të kualifikohen në programin E Drejta e Biznesit.

Gjithashtu disa prej kandidatëve të kualifikuar në secilin program na kanë njoftuar se janë kualifikuar dhe do të vijojnë studimet në programe të tjera më prioritare për ta, duke krijuar mundësinë për kualifikim edhe të kandidatëve të tjerë poshtë vijues kualifikuese të dy programeve tona.

Ju urojmë suksese kandidatëve që janë kualifikuar në programe të tjera e që do të vijojnë studimet në to.

Ftojmë të gjithë kandidatët të na drejtohen për informacione të metejshme mbi konkurrimin dhe rezultatet e tij.

Ftojmë kandidatët e kualifikuar në programin Administrim Biznesi (një nga tre profilet) dhe ata në programin E Drejta e Biznesit të nisin, sa më shpejt t’a kenë të mundur, procesin e regjistrimit në TBU.

Regjistrimi përfundimtar me dokumente dhe on-line në programin e studimit përkatës nga kandidati, kryhet gjatë datave 13-20 tetor 2016, duke dorëzuar në Sekretarinë Mësimore të TBU, personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar dokumentet e regjistrimit si vijon:

  • Formular Aplikimi (plotësohet në sekretarinë e TBU);
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë); 
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MAS; 
  • Deklarata që autorizon trajtimin e të dhënave personale, e cila do t’i jepet kandidatit nga punonjësi i Sekretarisë Mësimore; 
  • Dy fotografi personale (format për dokumenta).

Inkurajojmë kandidatët e tjerë të ndjekin njoftimet vijuese të TBU për mundësitë ende të hapura të kualifikimit në këtë raund.

Faleminderit dhe suksese të mëtejshme!

KOMISIONI I PRANIMEVE, TBU