Image 0 Image 1

Tirana Business University

Shpallja e fituesve të konkurseve kombëtare me maturantët 2018

Skuadrat dhe individët fitues të çmimeve të konkurseve me maturantët 2018 dhe bursat e fituara për ata që do të studiojnë në TBU.

Shpallja e fituesve të konkurseve kombëtare me maturantët 2018

Skuadrat dhe individët fitues të çmimeve të konkursit "Sipërmarrësit e së Nesërmes, Ed. 8" dhe "Juristët e së Nesërmes, Ed. 4", viti 2018 janë si vijon:

KONKURSI "SIPËRMARRËSIT E SË NESËRMES"

  1. Çmimet tematike për skuadrat jepen në tabelë (kliko këtu). Anëtarët e ekipeve kandidate për secilin çmim tematik përfitojnë bursë studimi 40%. Anëtarët e ekipeve fituese për secilin çmim tematik përfitojnë bursë studimi 75%.
  2. Çmimet tematike për individët jepen në tabelë (kliko këtu). Kandidatët për secilin çmim tematik përfitojnë bursë studimi 40%. Fituesit e secilit çmim tematik përfitojnë bursë studimi 75%
  3. Çmimet speciale të dhëna për skuadrat nga kompani partnere jepen në tabelë (kliko këtu). Anëtarët e ekipeve fituese për këto çmime përfitojnë bursë studimi të plotë. Gjithashtu, anëtarët e këtyre skuadrave do të mund të zhvillojnë praktikë profesionale me mundësi punësimi në kompanitë përkatëse.
  4. Çmimet premium të dhëna për skuadrat jepen si më poshtë:

a. Çmimi "Plan biznesi me mundësi të larta financimi" jepet në tabelë (kliko këtu). Anëtarët e ekipeve kandidate përfitojnë bursë studimi të plotë studimi për vitin e parë bachelor. Anëtarët e ekipeve fituese përfitojnë bursë studimi të plotë për të trea vitet bachelor, me kushtin e mbajtjes së rezultateve mësimore në nivelin e kërkuar. Inkurajohen ekipet fituese dhe ato kandidate për ta përpunuar më tej planin e biznesit me synimin e gjetjes së financimit të nevojshëm. Grupi Balfin, Banka Credins dhe partnerë të tjerë të konkurseve presin me interes dhe janë të gatshme t'ju mbështesin. TBU mund t'ju asistojë në këtë proces. 

b. Çmimi "Plan biznesi i vetëzbatueshëm nga maturantët" jepet në tabelë (kliko këtu). Anëtarët e ekipeve kandidate përfitojnë bursë studimi të plotë studimi për vitin e parë bachelor. Anëtarët e ekipeve fituese përfitojnë bursë studimi të plotë për të trea vitet bachelor, me kushtin e mbajtjes së rezultateve mësimore në nivelin e kërkuar. Inkurajohen ekipet fituese dhe ato kandidate për ta përpunuar më tej planin e biznesit dhe për të filluar zbatimin e tij apo vijimin e mëtejshëm në rastet kur ka filluar zbatimi. TBU mund t'ju asistojë në këtë proces. 

KONKURSI "JURISTËT E SË NESËRMES"

  1. Çmimet tematike për skuadrat jepen në tabelë (kliko këtu). Anëtarët e ekipeve kandidate për secilin çmim tematik përfitojnë bursë studimi 40%. Anëtarët e ekipeve fituese për secilin çmim tematik përfitojnë bursë studimi 75%.
  2. Çmimet tematike për individët jepen në tabelë (kliko këtu). Kandidatët për secilin çmim tematik përfitojnë bursë studimi 40%. Fituesit e secilit çmim tematik përfitojnë bursë studimi 75%
  3. Çmimi premium "Performancë e Gjithanshme" për skuadrat jepen në tabelë (kliko këtu). Anëtarët e ekipeve kandidate përfitojnë bursë studimi të plotë studimi për vitin e parë bachelor. Anëtarët e ekipeve fituese përfitojnë bursë studimi të plotë për të trea vitet bachelor, me kushtin e mbajtjes së rezultateve mësimore në nivelin e kërkuar. 

PËR TË GJITHË PJESËMARRËSIT

Të gjithë anëtarët e skuadrave të tjera në të dy konkurset që nuk janë kandiduar apo nuk kanë fituar çmime si më sipër, bazuar në angazhimin dhe performancën e demostruar dhe diferencën e ngushtë me ekipet e kandiduara apo fituese, përfitojnë bursë studimi 25% për vitin e parë bachelor

SHËNIM SQARUES

Bursat e mësipërme përfitohen në rast se përfituesi regjistrohet dhe vijon studimet e larta në TBU në vitin akademik 2018-2019.

Siç mund të jeni të informuar në datat 30 Korrik - 4 Gusht zhvillohet aplikimi online në portalin U-Albania për regjistrim në shkollat e larta. Në këtë portal do duhet të zgjidhni një nga programet/profilet e Tirana Business University College (TBU). Kodet e programeve/profileve të studimit të TBU do të jua njoftojmë sapo të zyrtarizohen në portal. Nëse nuk aplikoni në kodet përkatëse të Tirana Business University College (TBU) nuk mund të regjistroheni në TBU.

Në vijim, me çdo kandidat për student që ka aplikuar në një nga programet/profilet e TBU do të kryhen intervista individuale me Komisionin e Pranimeve të studentëve në TBU në datat 11 - 27 Gusht në orarin 10.00 - 15.00. Kryerja e intervistës është e nevojshme pasi prej saj mund të merren deri në 40 pikë nga 100 të mundshme. Deri në 60 pikë merren nga mesatarja e kombinuar e shkollës së mesme.

Në rrethana të tjera të barabarta, pjesëmarrësit e konkurseve kanë avantazh konkurrues në raport me kandidatët për studentë në TBU që nuk kanë marrë pjesë në konkurse. Megjithatë, ju nxisim të mos humbi mundësinë e kryerjes së intervistave. E theksojmë këtë sepse në programin Administrim Biznesi (për të trea profilet së bashku: Menaxhim, Marketing, Financë-Kontabilitet) do të pranohen gjithsej 75 studentë dhe në programin e Drejtësisë do të pranohen gjithsej 25 studentë, ndërkohë që kandidatët janë shumëfish i këtyre kuotave.

Për më shumë na ndiqni në njoftimet që do të publikojmë në ditët në vijim.