Image 0 Image 1 Image 2

Tirana Business University

Simpozium nga studentët: Zgjidhja e problemeve të biznesit me metoda matematikore

Si cdo vit në TBU u zhvillua simpoziumi me temë: "Zgjidhja e problemeve të biznesit me metoda matematikore" në të cilën referuan me projektet e tyre reale studentët e viteve të kaluara.

Simpozium nga studentët: Zgjidhja e problemeve të biznesit me metoda matematikore

Si cdo vit në TBU u zhvillua simpoziumi me temë: "Zgjidhja e problemeve të biznesit me metoda matematikore" në të cilën referuan me projektet e tyre reale studentët e viteve të kaluara të Fakultetit të Administrim Biznesit, si një aktivitet traditë dhe përvojë unike tashmë në transmetimin e njohurive për studentët e rinj.

Nën moderimin e pedagogut të lëndës, Prof. As. Dr. Bashkim Elbasani, temat e ekspozuara u ndoqën me mjaft interes nga studentët e rinj dhe pedagogë të ftuar, të cilët shtruan pyetjet dhe argumentuan mbi aplikimet dhe përfundimet e projekteve të marra në studim.Në TBU, matematika nuk është thjesht teori, por një mundësi e madhe për t'u përdorur për zgjidhjen e problemeve të biznesit për uljen e kostove dhe maksimizimin e fitimit, shpenzimeve minimale, të efiçencës, si dhe problemeve të tjera me tregun.

Urime Jona, Ina dhe Armanda, për prezantimet e shkëlqyera të projekteve tuaja dhe suksese të mëtejshme në karrierën profesionale! Mirënjohje Prof. Bashkim Elbasani, për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin që ju transmeton studentëve të TBU-së për ta dashur matematikën! Në ribotimin e këtij viti të librit “Matematika e Zbatuar në Biznes” janë përfshirë punime të përzgjedhura të studentëve të viteve të kaluara, jo vetëm si një kontribut real kërkimor e shkencor, por edhe si një përvojë e dallueshme në përvetësimin e njohurive matematikore me rëndësi për menaxherët dhe ekonomistët e ardhshëm.