Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6 Image 7

Tirana Business University

Synoni të ndërtoni karrierë të suksesshme në fushën e Drejtësisë?

Si jurist i ri, cilat janë tre kërkesat që duhet medoemos të plotësoni? Lexoni artikullin për tu informuar.

Synoni të ndërtoni karrierë të suksesshme në fushën e Drejtësisë?

Si jurist i ri, ju duhet medoemos të përmbushni tre kërkesat si vijon:

i. Të jeni në gjëndje të klasifikoni një çështje sipas fushës dhe natyrës juridike të saj dhe të kërkoni e gjeni bazën ligjore të zbatueshme në rastin në fjalë;

ii. Të prodhoni dokumentacion ligjor me vështirësi minimale, me kritere mesatare formale formatimi, gjuhë të pastër dhe të saktë juridike dhe rrjedhshmëri mendimi, si dhe arsyetim minimal juridik;

iii. Të ndërveproni lirisht pa shumë vështirësi me palët dhe t’ju mundësoni orientim minimal për zgjidhjen e çështjes së tyre.

Nëse je në dilemë nëse fusha juridike është programi i studimit që ju përshatet, ju mirëpresim në TBU për një takim këshillues të karrierës.