Image 0 Image 1 Image 2 Image 3

Tirana Business University

Vijojnë aplikimet për regjistrim në programet e ciklit Master i Shkencave dhe Master Profesional në TBU

Referuar udhëzimit nr. 18, dt. 16.08.17 të MAS, aplikimet në programet e ciklit të dytë me kohë të plotë “Master i Shkencave” ose “Master Profesional” kryhen nga kandidatët brenda dt. 27 Tetor.

Vijojnë aplikimet për regjistrim në programet e ciklit Master i Shkencave dhe Master Profesional në TBU

Referuar udhëzimit nr. 18, datë 16.08.2017 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, aplikimet në programet e ciklit të dytë me kohë të plotë “Master i Shkencave” ose “Master Profesional” kryhen nga kandidatët brenda datës 27 Tetor 2017.

TBU pranon një numër të kufizuar studentësh, respektivisht: 

  • Master i Shkencave në Administrim Biznesi: 20 kuota;
  • Master i Shkencave në E Drejtë Biznesi: 15 kuota;
  • Master Profesional në Administrim Biznesi (tre profilet së bashku): 55 kuota;
  • Master Profesional në E Drejtë Biznesi: 25 kuota;

Kriteret e pranimit të kandidatëve për programet e ciklit Master Profesional:

  • 60% nota mesatare e ciklit Bachelor;
  • 40% intervista, ku peshën parësore do ta ketë shkalla e motivimit për të studiuar dhe për t'u aftësuar profesionalisht ne TBU.

Kriteret e pranimit të kandidatëve për programet e ciklit Master i Shkencave: 

  • Nota mesatare minimale e ciklit Bachelor është 8;
  • Gjuha e huaj, në nivelin të paktën B1 e përcaktuar në udhëzimin përkatës së MAS;
  • 40% nota mesatare e ciklit Bachelor;
  • 30% përshtatshmëria e programit të studimit pararendës me atë për të cilin aplikon;
  • 30% intervista, ku peshën parësore do ta ketë shkalla e motivimit për të studiuar dhe për t'u aftësuar profesionalisht.

Dosja e aplikimit të kandidatit duhet të përmbajë:

  • Diplomë, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë (bachelor);
  • Diplomë e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA);
  • Formulari i aplikimit (shtojca nr. 8, nënshkruhet në TBU);
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
  • Dy fotografi personale.

Për t'u njohur me mundësitë, avantazhet, kërkesat dhe rregullat e shkollës apo detaje të tjera të rëndësishme ju mirëpresim në TBU, nga e hëna në të premte, ora 09.00 - 20.00 dhe të shtunë, ora 09.00 - 14.00.