Image 0 Image 1 Image 2

Tirana Business University

Vijojnë regjistrimet. Renditja e kandidatëve. Raundi 1: Faza e 5-të, dt. 6-7 Shtator.

Keni aplikuar për programet bachelor të TBU? Verifikoni kualifikimin tuaj sipas renditjes me pikë në programet ku keni aplikuar. Regjistrohuni në këtë fazë të 5-të 48 orarëshe, datë 6-7 shtator.

Vijojnë regjistrimet. Renditja e kandidatëve. Raundi 1: Faza e 5-të, dt. 6-7 Shtator.

Të dashur kandidatë për studime bachelor në TBU,

Ju njoftojmë se janë korrigjuar defektet e të dhënave në portalin ualbania.arsimi.gov.al për aplikantët e programeve bachelor në TBU.

Në programin Administrim Biznesi (për të tre profilet së bashku: 361 - Menaxhim, 362 - Marketing, 363 - Financë-Kontabilitet) kanë mbetur vetëm 23 vende të lira dhe në programin 364 - Juridik, E Drejta e Biznesit kanë mbetur 25 vende të lira.

Inkurajojmë të shihni listat sipas programeve ku keni aplikuar me renditjen me pikë për kuotat ende të lira.

Nesër, datë 7 shtator, ora 19.00, përmbyllet nënfaza e pestë e raundit të parë të regjistrimeve.

Kujtojmë se regjistrimet vijojnë deri më datë 11 shtator, në faza 48 orarëshe.

Për çdo sqarim të mëtejshëm mos ngurroni të na kontaktoni në tel: +355 422 60 443, cel: +355 69 98 119 25 dhe/ose info@tbu.edu.al.

Ju mirëpresim në TBU! 

Komisioni i Pranimeve