Image 0 Image 1 Image 2

Tirana Business University

Programet

Programet

TBU mundëson studime Bachelor dhe/ose Master në: i) Administrim Biznesi me profilet Menaxhim, Financë & Kontabilitet dhe Marketing; ii) Juridik, E Drejtë Biznesi, iii) Administrim Publik. 

Te gjitha programet e studimit jane akredituar me aktin nr. 326, dt. 15.08.2013 të Ministrit të Arsimit.

TBU ofron programe studimi me kohë të plotë dhe të zgjatur të organizuara në module lendore dhe të vlerësuara në kredite sipas Sistemit Evropian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS).  Vleresimi me kredite pershin edhe praktikat profesionale te pervitshme dhe te programuara si edhe temen e diplomes.

TBU ofron edhe kurse trajnimi afatshkurtra dhe afatmesme te formatuara sipas nevojave te sipermarrjeve, institucioneve dhe individeve duke ju siguruar pjesemarresve mundesine e  rritjes se aftesive dhe njohurive profesionale. Krahas certifikates i trajnuari perfiton edhe kredite universitare.

Tarifa baze e studimit eshte 2500 euro per 60 kredite ne programet Bachelor. Tarifat per programet Master si dhe kurset e trajnimit derivojne nga tarifa baze ne proporcion me numrin e krediteve dhe vecantite e programit. Per vitin akademik 2014 – 2015 me vendim te Bordit te Aksionereve u zbatua nje tarife baze prej 2000 euro.

TBU ofron bursa studimi te pjesshme dhe te plota per studentet me performance te larte, talentet si dhe per kategorite sociale ne nevoje.

Për një informacion më të detajtuar mund të lexoni në kategoritë e tjera të website ose të shkarkoni broshurën e studimeve.