Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5

Tirana Business University

Tarifa & Bursa Studimi

Tarifa & Bursa Studimi

Tarifa maksimale e studimit për çdo 60 kredite (ECTS) apo një vit akademik është 350,000 (treqind e pesëdhjetëmijë) lekë.

Përmes 4 llojeve të bursave, TBU mundëson tarifa të reduktura studimi, bazuar në meritë dhe/ose nevojë, si më poshtë:

Bursat e Ekselencës - për studentët në Ciklin Bachelor, në varësi të notës mesatare të vitit pararendës zbatohen tarifa të reduktuara. Tre shkallët e mesatares së notave janë: i) 9.50 - 10.00; ii) 9.00 - 9.49; iii) 8.50 - 8.99, të arritura në vitin paraardhës, duke filluar që në vitin e parë Bachelor bazuar në rezultatet e notave të shkollës së mesme kombinuar me provimet e Maturës Shtetërore e kështu në vazhdim. Tarifat e reduktuara vjetore respektive janë: i) 70 mijë lekë; ii) 140 mijë lekë; iii) 210 mijë lekë.

Për studentët e Ciklit Master, bazuar në rezultatet e vitit të 3-të të Ciklit Bachelor sipas tre intervaleve të mesatares së notave, aplikohen tarifat e reduktuara vjetore: i) 175 mijë lekë; 210 mijë lekë; iii) 245 mijë lekë. 

Bursat Sociale - për studentët me gjëndje të vështirë ekonomike dhe/ose sociale mundësohen tarifa vjetore të reduktuara sipas nevojës, vlerësuar rast për rast, bazuar në argumentimin e gjëndjes dhe mundësisë së studentit. 

Bursat për Konkurset Kombëtare me Maturantët - Llojet e çmimeve, numri i fituesve për çdo çmim dhe tarifat e reduktuara përkatëse përcaktohen çdo vit në varësi të numrit të individëve dhe skuadrave pjesëmarrës në konkurset "Sipërmarrësit e së Nesërmes" dhe "Juristët e së Nesërmes" dhe shpallen nga TBU në Ceremoninë e Ndarjes së Çmimeve. Për fituesit dhe kandidatët e nominuar të konkurseve 2018 (kliko këtu).

Bursat për të Talentuarit - për studentë me arritje të spikatuara e mirënjohura në art, kulturë, sport dhe fusha të tjera të jetës mundësohen tarifa të reduktuara proporcionalisht me shkallën e këtyre arritjeve. 

Në rast se një student i TBU plotëson kriteret e më shumë se një lloj burse, zbatohet tarifa e reduktuar më e vogla mes tyre. 

Pagesa e tarifës së studimit kryhet, si rregull me 2 këste. Në rast nevoje të arsyetuar nga studenti, pagesa kryhet në më shumë këste, sa më të barabarta në vlerë dhe barazlarguara në kohë.

Në regjistrimin për herë të parë në TBU aplikohet tarifë regjistrimi prej 7 mijë lekë. Kjo tarifë paguhet vetëm një herë, pavarisht kalimit nga një program/cikël në tjetrin.

Vërtetimet e ndryshme administrative e shkollore që i jepen studentit me kërkesën e tij bëhen pa pagesë. 

Për studentet që vijnë në TBU përmes procesit të transferimit nga një shkollë tjetër e lartë zbatohet tarifë studimi proporcionale në raport me kreditet e mbetura për t’u marrë deri në përfundim të programit. 

Pagesa kryhet në llogarinë bankare të Tirana Business University si vijon: Banka Credins, Tirana, IBAN AL93 2121 1016 0000 0000 0023 1822, Monedha Lekë