Image 0 Image 1 Image 2 Image 3

Tirana Business University

Formimi Teorik

Formimi Teorik

Formimi teorik në TBU bazohet në programe dhe metoda që kombinojnë me fleksibilitet: i) lëndët e formimit të përgjithshëm, lëndët e profilit profesional përkatës dhe lëndët ndërdisiplinore; ii) lëndët bazë dhe lëndët me zgjedhje; iii) mësimin në grup me mësimin e individualizuar nën drejtimin e pegagogut. 

Studentëve iu krijohet mundësia të maksimizojnë vlerën e shtuar të dijeve teorike përmes përshtatjes së individualizuar të bashkësisë së lëndëve dhe metodës së mësimit. TBU inkurajon studentët dhe ju ofron pa pagesë shtese mundësinë të zhvillojnë më shumë lëndë dhe të marrin më shumë kredite se numri minimal i krediteve për kualifikim në programin përkatës. 

Krahas literatures se pasur bashkekohore te ofruar nga pedagoget, biblioteka hard copy dhe on-line e TBU përmes EBSCO dhe burime të tjera parësore informacioni, formimi teorik plotësohet dhe pasurohet përmes pedagogut me cilesi te dyfishe: i) me eksperience akademike dhe aftesite e duhura per trasmetimin e dijeve; ii) me informacion dhe eksperience praktike te perditshme per shkak se njeherazi ushtron profesionin e menaxherit, financierit, kontabilistit, marketierit, juristit, avokatit, apo nepunesit civil ose eshte vete sipermarres. 

Nje pjese e konsiderueshme e oreve mesimore zhvillohen: i) permes detyrave me natyre aplikative, individuale apo ne grup te studenteve; ii) seminareve speciale qe zhvillohen ne shkolle nga menaxhere, juriste dhe specialiste te larte nga sipermarrje, kompani dhe institucione te ndryshme; iii) vizita te studenteve prane sipermarrjeve dhe institucioneve partnere.

Ne kete menyre realiteti i perditshem vjen ne çdo ore mesimi, ploteson dhe pasuron dijet teorike te fituara dhe i ben ato me te kuptueshme, me te aplikueshme dhe me te qendrueshme.