Programe Bachelor
Programet Bachelor përmbyllen me marrjen e të paktën e 180 krediteve nga studenti. Procesi mësimor kryhet me kohë të plotë 5 ditë në javë.
-
Bachelor në Administrim Biznesi, 180 kredite
Ndërsa në vitin e parë dhe të dytë Bachelor në Administrim Biznesi programi është i përbashkët,dhe studenti merr dije të gjera mbi administrimin në vitin e tretë studenti ka mundësi të profilizohet në: Menaxhim, Financë & Kontabilitet ose Marketing.
Praktika profesionale vlerësohet me 5 kredite në vitin e parë, 6 kredite në vitin dytë dhe 8 kredite në vitin e tretë të studimeve ndërsa tema e diplomës vlerësohet më 5 kredite.
-
Bachelor në Drejtësi, 180 kredite
Ndërsa në vitin e parë dhe të dytë student merr dije të gjera juridike, gradualisht e vecanerisht në vitin e tretë studenti merr gjithnjë e më shumë dije në të drejtën tregtare, administrative, pronësore, marrëdhënieve të punës dhe sfera të së drejtës që përfshihen në Drejtësi.
Praktika profesionale vlerësohet me 4 kredite në vitin e parë, 4 kredite në vitin dytë dhe 8 kredite në vitin e tretë të studimeve ndërsa tema e diplomës vlerësohet më 5 kredite.
Për një informacion më të detajtuar lutemi të lexoni broshurën e studimeve.