Image 0 Image 1 Image 2 Image 3

Tirana Business University

Programe Master

Programe Master

  • Master Profesional në Administrim Biznesi, 90 kredite

Studimet në programin Master Profesional në Administrim Biznesi profilizohen në tre profile i) Menaxhim, Financë & Kontabilitet, E Drejtë Biznesi. Ndërsa dy profilet e para ofrojnë mundësinë e thellimit të dijeve të fituara në nivelin Bachelor profili i tretë mundëson formimin e kombinuar mes shkencave menaxheriale dhe atyre juridike. Praktika profesionale zhvillohet përmes menaxhimit të një projekti konkret dhe vlerësohet me 16 kredite. Programi përfundon më mbrojtjen e temës së diplomës që vlerësohet me 14 kredite.

  • Master Profesional në Juridik, E Drejtë Biznesi, 60 kredite

Studimet në programin Master Profesional në Juridik, E Drejtë Biznesi janë një vazhdim i natyrshëm i nivelit Bachelor në Juridik, si dhe janë një mundësi për të plotësuar formimin universitar të studentëve që kanë kryer studime në fusha të tjera. Praktika profesionale zhvillohet përmes menaxhimit të një projekti konkret dhe vlerësohet me 10 kredite. Programi përfundon më mbrojtjen e temës së diplomës që vlerësohet me 8 kredite.

  • Master Profesional në Administrim Publik, 60 kredite

Studimet në programin Master Profesional në Administrim Publik mundësojnë ndërtimin e kompetencave profesionale në sektorin publik. Ky program mund të ndiqet nga studentët që kanë kryer më parë studime Master e që synojnë karrierë në Administratën Publike, apo punonjës aktual të kësaj administrate. Praktika profesionale zhvillohet përmes menaxhimit të një projekti konkret dhe vlerësohet me 10 kredite. Programi përfundon më mbrojtjen e temës së diplomës që vlerësohet me 8 kredite.

  • Master i Shkencave në Administrim Biznesi, 120 kredite

Studimet në programin Master i Shkencave në Administrim Biznesi iu drejtohen studentëve të cilët janë të interesuar të bëjnë karriërë akademike, pore dh atyre që dëshirojnë të bëhen menaxherë dhe duan të thellojnë njohuritë e tyre menaxheriale, për të lehtësuar suksesin në pozicionet e tyre të punës aktuale apo në të ardhmen. Ndërsa fokusi kryesor është formimi teorik edhe në këtë master aftësimi praktik mbetet i rëndësishëm. Praktika profesionale zhvillohet përmes menaxhimit të një projekti konkret dhe vlerësohet me 19 kredite. Programi përfundon më mbrojtjen e temës së diplomës që vlerësohet me 20 kredite.

Për një informacion më të detajtuar lutemi të lexoni broshurën e studimeve.