Image 0 Image 1 Image 2 Image 3

Tirana Business University

Rreth TBU

Rreth TBU

Tirana Business University njihet gjerësisht si shkollë e lartë e fokusuar te cilësia dhe harmonizimi i teorisë me praktikën.

Pasi nisi aktivitetin në Tetor të vitit 2010, TBU mori akreditimin institucional dhe të të gjitha programeve të studimit me aktin nr. 326, dt. 15.08.2013 të Ministrit të Arsimit.

TBU ka diplomuar dy breza të studentëve në Bachelor dhe në Master, dhe së shpejti diplomon brezin e tretë të studentëve.

TBU mundëson studime Bachelor dhe/ose Master në: i) Administrim Biznesi me profilet Menaxhim, Financë & Kontabilitet dhe Marketing; ii) Juridik, E Drejtë Biznesi, iii) Administrim Publik.

TBU u themelua në Qershor 2010 nga Artan Hoxha, Enea Janko dhe Gjergj Buxhuku. Në Tetor 2014, Balfin Group bëhet aksioner në TBU.

Për një informacion më të detajuar mund të lexoni në kategoritë e tjera të website ose të shkarkoni broshurën e studimeve.