Image 0 Image 1 Image 2 Image 3

Tirana Business University

Auditorët

Auditorët

Mjediset e TBU kanë një sipërfaqe totale mbi 1800 m2, të ngritur në tre kate, me mbi 600 m2 secili. Mjediset janë të organizuara në 2 auditore të mëdha me kapacitet mbi 90 persona, 1 sallë konference me kapacitet mbi 100 persona, 1 bibliotekë me kapacitet mbi 50 persona dhe 12 desktop për akses në EBSCO online, 9 klasa për grupe deri në 30 studentë, 1 laborator informatike me 12 desktop, zyra për personelin akademik dhe administrativ, si edhe për grupe pune studentore, mjedise të tjera shlodhëse dhe ndihmëse në çdo kati.

Aksesi në internet është i mundshëm në cdo sallë me kabëll dhe në çdo mjedis brenda shkollës me wireless. 

Sallat e leksioneve dhe seminareve janë të pajisura me desktop ose lap-top, mjete audio - vizive, sistem ngrohje - ftohje, jane të mirëndriçuara e të mirëajrosura.

Në të gjitha mjediset janë instaluar mjetet e mbrojtjes kundra zjarrit dhe të ndihmës së shpejtë. Në rast rreziku mund të përdoret dalja e emergjencës.