Image 0 Image 1 Image 2 Image 3

Tirana Business University

BALFIN Group

BALFIN Group

Grupi Balfin, grupi më i madh i biznesit në Shqipëri, me aktivitet në disa shtete, me xhiro vjetore në vitin 2014 prej mbi 500 milion euro dhe me një numër punonjësish mbi 3000 vetë, përmes kompanive të tij si TEG, QTU, NEPTUN, JUMBO, ALBCHROME, MANE TCI, CARREFOUR, FASHION GROUP, TIRANA LOGISTIC PARK, etj, ofron mundësi të shumta për aftësimin praktik të studentëve tanë.

TBU dhe Grupi Balfin po zbatojnë dhe perfeksionojnë instrumentet në shërbim të këtij qëllimi ku përfshihen:

* praktika profesionale të planifikuara e nën drejtimin e një udhëheqësi me përvojë;
* kryerja e vizitave mësimore në kompanitë dhe stabilimentet e grupit;
* angazhimi i studentëve në punë të përkohshme me pagesë;
* angazhimi i menaxherëve, juristëve dhe specialistëve të këtij grupi në zhvillimin e leksioneve dhe seminareve speciale në TBU;

Njëherazi, këto instrumente e metoda i shërbejnë Grupit Balfin dhe kompanive të tij për të identifikuar ata studentë të TBU që do të punësohen në pozicione të ndryshme pranë kompanive të grupit bazuar në performancën e tyre në shkollë dhe në praktikë e shpërblyer me bursa studimi dhe me punësim të përhershëm.

Nevoja e Grupit Balfin për të punësuar të rinj të talentuar dhe të përkushtuar është në rritje nga viti në vit duke rritur shanset e studentëve të TBU për karrierë profesionale.

Për më shumë informacion rreth Groupit Balfin mund klikoni në www.balfin.al.