Image 0 Image 1 Image 2 Image 3

Tirana Business University

Bordi Ndërkombëtar Këshillimor

Bordi Ndërkombëtar Këshillimor

Prof. Dr. Westerhoff është një shkencëtar i mirënjohur në fushën e ekonomisë dhe statistikës. Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i kabinetit të tre kancelarëve të Qeverisë Federale Gjermane, Helmut Kohl, Gerhard Schröder dhe Dr. Angela Merkel, ai ka dhënë kontribut të çmuar për çështje thelbësore si, unifikimi i dy Gjermanive, Bashkimi Monetar Europian, etj. Aktualisht ai është drejtor i “Gesellschaft zum Studium strukturpolitischer Fragen”, një organizatë pranë Parlamentit Gjerman që sjell së bashku politikanë, shkencëtarë dhe biznese për të diskutuar çështje dhe politika ekonomike. Ai është lektor për Ekonominë dhe Statistikën në Universitetin shtetëror të Duisburg-Essen dhe lektor për Ekonominë Politike në Universitetin privat Steinbeis në Berlin. Ai ka publikuar një numër mjaft të madh artikujsh shkencorë dhe libra lidhur me ekonominë dhe statistikën.

files/Dr. Horst-Dieter Westerhoff - Rektor Nderi TBU.pngREKTOR NDERI, PROFESOR DR. HORST-DIETER WESTERHOFF

Prof. Dr. Westerhoff është një shkencëtar i mirënjohur në fushën e ekonomisë dhe statistikës. Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i kabinetit të tre kancelarëve të Qeverisë Federale Gjermane, Helmut Kohl, Gerhard Schröder dhe Dr. Angela Merkel, ai ka dhënë kontribut të çmuar për çështje thelbësore si, unifikimi i dy Gjermanive, Bashkimi Monetar Europian, etj. Aktualisht ai është drejtor i “Gesellschaft zum Studium strukturpolitischer Fragen”, një organizatë pranë Parlamentit Gjerman që sjell së bashku politikanë, shkencëtarë dhe biznese për të diskutuar çështje dhe politika ekonomike. Ai është lektor për Ekonominë dhe Statistikën në Universitetin shtetëror të Duisburg-Essen dhe lektor për Ekonominë Politike në Universitetin privat Steinbeis në Berlin. Ai ka publikuar një numër mjaft të madh artikujsh shkencorë dhe libra lidhur me ekonominë dhe statistikën. _____________________________________________________________________________________

files/Jurgen WolfbauerDEKAN NDERI, FAKULTETI ADMINISTRIM BIZNESI PROF. EM. DR. JÜRGEN WOLFBAUER 

Jürgen Wolfbauer ka titullin “Professor Emeritus” në Ekonomi Inxhinierike dhe Menaxhim në Universitetin Montanuniversität Leoben, Austri. Ai ka më shumë se 40 vjet eksperiencë në mësimdhënie në universitet, e kombinuar kjo me aktivitetet kërkimore dhe këshillimore për grupe të ndryshme industriale, administratën publike dhe universitetet, në Austri dhe në vende të tjera. Eksperienca e tij përfshin: Kërkime në Analizën e Sistemeve, Menaxhimin e Kërkim - Zhvillimit, Kibernetika në Menaxhim, Mjedisi dhe Ekonomia, etj. Prof. Em. Dr. Wolfbauer-it i është akorduar titulli “Doktor Nderi” nga Universiteti Miskolc në Hungari. Ai është Anëtar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Kërkimit Joanneum Graz, Austri dhe Kryetar i Grupit të Kërkimeve për Analizën e Sistemeve në Universitetin e Leoben. Ai ka bërë mbi 170 raporte kërkimore dhe publikime. ______________________________________________________________________________________

files/Dr. Hans-Achim RollDEKAN NDERI, FAKULTETI JURIDIK, E DREJTË BIZNESI DR. HANS-ACHIM ROLL

Dr. Hans-Achim Roll është një ekspert i mirënjohur i të drejtës dhe administratës publike. Karriera e tij zyrtare në nivelet më të larta të Qeverisë Federale të Gjermanisë kulmon në vitet 1992-1998 me pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të Kancelarit Helmut Kohl. Që nga viti 1998 e deri më sot Dr. Hans-Achim Roll ka dhënë kontribut të çmuar në përgatitjen dhe/ose zbatimin e reformave ligjore e të administrates publike në shumë vende të Evropës Lindore e Jugore, përfshirë Shqipërinë. Ai ka gradë Doktor në fushën e së drejtës, mbrojtur në Universitetin e Kiel në Gjermani më 1972 si dhe është anëtar i Shoqatës Evropiane të Legjislacionit. Dr. Hans-Achim Roll ka botuar një numër të madh librash dhe artikuj në fushën e të drejtës kushtetuese, administrative dhe civile.
_____________________________________________________________________________________

files/Dr. Gary J. ReidDR. GARY J. REID është tashmë një ekspert dhe konsulent i nivelit ndërkombëtar në fushën e administratës publike. Pozicioni më i fundit i tij deri në shtator 2010 ishte Udhëheqës i Sektorit të Menaxhimit Publik në Bankën Botërore ku ai sherbeu si koordinator për reformat e Administratës Civile dhe Nëpunësit Civil, të zbatuara nga Banka Botërore në shumë vende të botës, përfshirë Shqipërinë. Më parë se të angazhohej në Bankën Botërore, deri në vitin 1991 ai ka qenë lektor për lëndën e Administrates Publike në Tufts University, American University, SAIS dhe në University of Southern California. Dr. Reid ka publikuar një numër të madh artikujsh në fushën e administratës publike, menaxhimin e burimeve njerëzore, deklarimin e interesave në sektorin publik si dhe është bashkëautor i një numri të madh dokumentesh e manualesh teknike të përdorur si udhërrëfyese apo instrumente zbatuese nga Banka Botërore. Dr. Reid mori gradën Ph.D. në Urban Planning nga Harvard University. Ai ka qenë anëtar i Bordit të Publikimit të “Public Administration Revieë”, ka marrë në vitin 1989 çmimin “Henry Scoville Award” për kërkime shkencore dhe shërbime të vyera në fushën e administratës publike dhe u përzgjodh “Fellow of the National Academy of Public Administration” në 2007, një trupë kjo e krijuar me ligj të veçantë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara për të dhënë ide dhe këshilla jo-partizane për çështjet e administratës publike dhe ky Dr. Reid shërben si kryetar i Panelit të Ekspertëve Ndërkombëtar të kësaj Akademie. _____________________________________________________________________________________

files/Stephen Barclay StrausSTEPHEN BARCLAY STRAUS është një menaxher me eksperiencë në veprimtari biznesi e bankare në Europën Juglindore, Evropën Perëndimore dhe në SHBA. Ai ka mbajtur pozicione të rëndësishme, mes së cilave: anëtar i Bordit dhe Drejtor i Drejtorisë së Financës dhe Vlerësimit të Riskut në Raiffeisen Bank në Shqipëri, Drejtor i Përgjithshëm i Emporiki Bank në Bullgari, Zv. President i City Bank në Europë dhe në New York. Z. Straus ka dhënë kontribut thelbësor në ngritjen e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit si ekspert ndërkombëtar i projektit të USAID në Shqipëri. Ai ka drejtuar proçesin e përgatitjes së kurrikulave të MBA të Universitetit Amerikan në Bullgari si dhe ka dhënë leksione në studimet Master në Financë dhe Bankë të organizuara nga City Bank. Z. Straus, qytetar amerikan, ka kryer studimet Master në Çështjet Publike dhe Ekonominë Ndërkombëtar në Universitetin Priceton (SHBA) si dhe ka marrë çertifikatën në Ekonominë Politike në Institutin e Studimeve Politike në Paris (Francë). Aktualisht zhvillon aktivitet këshillimor në fushën e financimit të investimeve për disa nga bizneset me të mëdha të huaja dhe vendase në Shqipëri.                                                                                                            _____________________________________________________________________________________

files/Oliver WhittleOLIVER WHITTLE është një bankier me përvojë të spikatur dhe me aftësi te zhvilluara në nivele menaxheriale në fazat e ngritjes, zhvillimit dhe mbylljes së bankave, duke përfshirë këtu drejtimin strategjik, marketingun, shitjet, financën dhe buxhetimin, personelin, zhvillimin e produkteve, menaxhimin e projekteve, teknologjinë e informacionit, operacionet, menaxhimin e riskut duke përfshirë këtu kthimin e kredive të pashlyera, si edhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët nga individët deri te korporatat ndërkombëtare në Britaninë e Madhe, rajonin e Ballkanit dhe Afrikë. Tre vitet e fundit Oliver Whittle ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Raiffeisen në Shqipëri, banka më e madhe në vend. Aktualisht ai eshtë drejtor këshillimor i Sky Petroleum Inc., një kompani amerikane e kërkimit të gazit dhe naftës që ka lidhur tri kontrata konçesionare në Shqipëri. Ai ka kryer studimet universitare në Financë (me rezultate të shkëlqyera), si edhe ka marrë çertifikatën e mirënjohur të kualifikimit profesional për bankat nga UK Chartered Institute of Bankers (ACIB) dhe çertifikatën e kualifikimit nga Chartered Institute of Personnel Development (MCIPD). _____________________________________________________________________________________