Image 0 Image 1 Image 2 Image 3

Tirana Business University

Dokumentat për regjistrim

Dokumentat për regjistrim

Kandidatët fitues dorëzojnë personalisht, ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar nga ana e tyre, dokumentacionin e mëposhtëm:

Për programet e studimit në Ciklin Bachelor:

* Formular Aplikimi (plotësohet në sekretarinë e TBU);
* Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
* Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MAS;
* Deklarata e MAS (plotësohet nga kandidati në prani të sekretarisë mësimore të TBU);
* Dy fotografi personale (format për dokumenta);
* Mandati i pagesës së regjistrimit (50 euro).

Pagesa kryhet nga studenti në llogaritë bankare të Tirana Business University si vijon:

1. Banka Credins, Tirana, IBAN AL93 2121 1016 0000 0000 0023 1822, Monedha Lekë
2. Banka Credins, Tirana, IBAN AL32 2121 1016 0000 0000 0023 7673, Monedha Euro

Për programet e studimit në Ciklin Master:

* Formular Aplikimi (plotësohet në sekretarinë e TBU);
* Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
* Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashë vendit dhe të njësuar në MAS;
* Fotokopje e noterizuar e diplomës së studimeve Bachelor të fituar brenda vendit, ose të një diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MAS;