Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5

Tirana Business University

Fakultetet

Fakultetet

Tirana Business University College përbëhet nga Fakulteti Administrim Biznesi dhe Fakulteti Drejtësisë.

Fakulteti Administrim Biznesi drejton programet studimore Bachelor dhe/ose Master në Menaxhim, Financë – Kontabilitet, Marketing, Administrim Publik, kurse trajnimi, kërkim shkencor dhe shërbime të konsulencës të lidhura më fushat e veta të kompetencës.

Dekan i Fakulitetit Administrim Biznesi është Dr. Entela Shehaj.

E-mail: entela.shehaj@tbu.edu.al

Fakulteti Drejtësisë drejton programet studimore Bachelor dhe/ose Master në E Drejtë Biznesi, kurse trajnimi, kërkim shkencor dhe shërbime të konsulencës të lidhura më fushat e veta të kompetencës.

Dekan i Fakultetit të Drejtësisë është Prof. As. Dr. Endri Papajorgji.

E-mail: endri.papajorgji@tbu.edu.al

TBU ofron programe studimi të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite sipas Sistemit Evropian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS), si dhe kurse trajnimi të vlerësuara me kredite universitare.

Në Fakultetin Administrim Biznesi zhvillohen programet:

  • Bachelor në Administrim Biznesi (180 kredite), me profil: i. Menaxhim; ii. Marketing; iii. Kontabilitet & Financë
  • Master Profesional në Administrim Binzesi (120/60 kredite), me profil: i. Menaxhim; ii. E Drejtë Biznesi; iii. Kontabilitet & Financë 
  • Master i Shkencave në Administrim Biznesi (120 kredite) 

Në Fakultetin e Drejtësisë zhvillohen programet:

  • Drejtësi, Sistem i Integruar 5-vjeçar
  • Master Profesional në E Drejtë Biznesi (60 kredite)