Image 0 Image 1 Image 2 Image 3

Tirana Business University

Historia

Historia

Tirana Business University njihet gjerësisht si shkollë e lartë e fokusuar te cilësia dhe harmonizimi i teorisë me praktikën. Pasi nisi aktivitetin në Tetor të vitit 2010, TBU mori akreditimin institucional dhe të të gjitha programeve të studimit me aktin nr. 326, dt. 15.08.2013 të Ministrit të Arsimit.

TBU ka diplomuar dy breza të studentëve në Bachelor dhe në Master, dhe së shpejti diplomon brezin e tretë të studentëve. TBU mundëson studime Bachelor dhe/ose Master në: i) Administrim Biznesi me profilet Menaxhim, Financë & Kontabilitet dhe Marketing; ii) Juridik, E Drejtë Biznesi, iii) Administrim Publik.

TBU u themelua në Qershor 2010 nga Artan Hoxha, Enea Janko dhe Gjergj Buxhuku. Përfshirja e Balfin Group si aksioner në Tetor 2014 hapi një fazë të re të zhvillimit të shkollës - fazën e shumëfishimit të kapaciteteve për praktika studentore dhe nisje të karrierës profesionale në një moment sa më të hershëm që përgjatë studimeve. 

Balfin Group është grupi më i madh i biznesit në Shqipëri, me aktivitet në disa shtete, me xhiro vjetore në vitin 2014 prej mbi 500 milion euro dhe me një numër punonjësish mbi 3000 vetë. Në këtë grup bëjnë pjesë kompanitë: TEG - Tirana East Gate, QTU - Qendra Tregtare Univers, Skopje City Mall, Neptun, AlbChromeManeTCI, Spar Albania, Tirana Logistic Park, Digitalb, Plus Communication, Fin-Al, Green Coast Resort, etj.