Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5

Tirana Business University

Kriteret dhe kuotat e pranimit

Kriteret dhe kuotat e pranimit

>> Kriteret e pranimit të kandidatëve për studime në programet e Ciklit Bachelor, Master Profesional dhe Master i Shkencave për vitin akademik 2018 – 2019 janë si vijon:

BACHELOR

  • nota mesatare e tre viteve të shkollës së mesme kombinuar me provimet e Maturës Shtetërore; (1 – 60 pikë)
  • intervista me komisionin e pranimeve në TBU, ku peshën parësore do ta ketë shkalla e motivimit e studentit për të studiuar dhe për t'u aftësuar profesionalisht (1 – 40 pikë).

MASTER PROFESIONAL

  • nota mesatare e ciklit bachelor (1 – 60 pikë);
  • intervista me komisionin e pranimeve në TBU, ku peshën parësore do ta ketë shkalla e motivimit e studentit për të studiuar dhe për t'u aftësuar profesionalisht (1 – 40 pikë).

MASTER I SHKENCAVE

  • nota mesatare minimale e ciklit bachelor (8);
  • niveli i gjuhës së huaj për t’u pranuar (B1)
  • nota mesatare e ciklit bachelor (1 - 40 pikë);
  • shkalla e afërsisë së programit të studimit pararendës me programin e studimit për të cilin aplikon në TBU (1 – 30 pikë);
  • intervista me komisionin e pranimeve në TBU, ku peshën parësore do ta ketë shkalla e motivimit e studentit për të studiuar dhe për t'u aftësuar profesionalisht (1 – 30 pikë).

PS. Moskryerja e intervistës ju heq mundësinë e marrjes së pikëve në dispozicion dhe përfitimit nga tarifat e reduktuara. 

>> Kuotat e pranimit për studime në programet e Ciklit Bachelor, Master Profesional dhe Master i Shkencave për vitin akademik 2018 – 2019 janë si vijon:

BACHELOR

  • Administrim Biznesi, me profil i. Menaxhim; ii. Marketing; iii. Kontabilitet & Financë: për të tre profilet së bashku pranohen deri 75 studentë, si dhe 15 me transferim. 
  • Drejtësi, Sistem i Integruar 5-vjeçar: pranohen 25 studentë, si dhe 5 me transferim.

MASTER PROFESIONAL 120/60 KREDITE

  • Administrim Biznesi, me profil i. Menaxhim; ii. E Drejtë Biznesi; iii. Kontabilitet dhe Financë: për të tre profilet dhe dy nivelet e krediteve së bashku, pranohen gjithsej 60 studentë. 
  • Juridik, E Drejtë Biznesi - 60 kredite: pranohen gjithsej 25 studentë.

MASTER I SHKENCAVE 120 KREDITE

  • Administrim Biznesi: pranohen 25 studentë dhe 10 me transferim.

Për çdo pyetje, lutemi të na kontaktoni në e-mail: info@tbu.edu.al ose tel: +355 422 60 443.