Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6 Image 7 Image 8 Image 9 Image 10

Tirana Business University

Kriteret dhe kuotat e pranimit

Kriteret dhe kuotat e pranimit

KRITERET E PRANIMIT PËR VITIN AKADEMIK 2020-2021

1. Cikli Bachelor

  • nota mesatare e tre viteve të shkollës së mesme kombinuar me provimet e Maturës Shtetërore; (1 – 60 pikë)
  • intervista me komisionin e pranimeve në TBU, ku peshën parësore do ta ketë shkalla e motivimit e studentit për të studiuar dhe për t'u aftësuar profesionalisht (1 – 40 pikë).

2. Cikli Master Profesional

  • nota mesatare e ciklit bachelor (1 – 60 pikë);
  • intervista me komisionin e pranimeve në TBU, ku peshën parësore do ta ketë shkalla e motivimit e studentit për të studiuar dhe për t'u aftësuar profesionalisht (1 – 40 pikë).

3. Cikli Master i Shkencave

  • nota mesatare minimale e ciklit bachelor (8);
  • niveli i gjuhës së huaj për t’u pranuar (B1)
  • nota mesatare e ciklit bachelor (1 - 40 pikë);
  • shkalla e afërsisë së programit të studimit pararendës me programin e studimit për të cilin aplikon në TBU (1 – 30 pikë);
  • intervista me komisionin e pranimeve në TBU, ku peshën parësore do ta ketë shkalla e motivimit e studentit për të studiuar dhe për t'u aftësuar profesionalisht (1 – 30 pikë).

PS. Moskryerja e intervistës ju heq mundësinë e marrjes së pikëve në dispozicion dhe përfitimit nga tarifat e reduktuara. 

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

KUOTAT E PRANIMIT PËR VITIN AKADEMIK 2020-2021

1. Cikli Bachelor

  • Administrim Biznesi, me profil i. Menaxhim; ii. Marketing; iii. Kontabilitet & Financë: për të tre profilet së bashku pranohen deri 80 studentë, si dhe 55 me transferim dhe 15 me program të dytë studimi.
  • Drejtësi (Program i Integruar 5 vjeçar): pranohen 25 studentë, si dhe 5 me transferim.

2. Cikli Master Profesional

  • Administrim Biznesi 1 vjeçar (60 ECTS), me profil i. Menaxhim; ii. Kontabilitet dhe Financë: për të 2 profilet së bashku, pranohen deri në 50 studentë, si dhe 5 me transferim dhe 5 me program të dytë studimi.
  • Administrim Biznesi i Avancuar 2 vjeçar (120 ECTS), me profil i. Menaxhim; ii. Kontabilitet dhe Financë, iii. E Drejtë Biznesi: për të 3 profilet së bashku, pranohen deri në 20 studentë, si dhe 5 me transferim dhe 10 me program të dytë studimi.
  • E Drejtë Biznesi 1 vjeçar (60 ECTS): pranohen deri në 20 studentë, si dhe 5 me program të dytë studimi.

3. Cikli Master i Shkencave

  • Administrim Biznesi (120 ECTS): pranohen deri në 20 studentë, si dhe 5 me transferim dhe 10 me program të dytë studimi.

Për çdo pyetje, lutemi të na kontaktoni në