Image 0 Image 1 Image 2 Image 3

Tirana Business University

Modeli & Misioni

Modeli & Misioni

Modeli i Tirana Business University karakterizohet nga: 

1. Programe studimi të fokusuara në shkencat e menaxhimit dhe të drejtës së biznesit;
2. Staf me aftësi mësimdhënëse dhe eksperiencë praktike të përditshme;
3. Harmonizimi i formimit teorik me aftësimin praktik që nga viti i parë Bachelor e në vijim;
4. Partneritet me sipërmarrje dhe institucione që investojnë në burimet njerëzore;
5. Programe studimi të përbashkëta me shkollat më të mira perëndimore;
6. Përkujdesje e individualizuar për çdo student;
7. Numër i vogël i studentëve por të përkushtuar dhe cilësorë.

Tirana Business University ka për mision të kontribuojë në krijimin dhe rritjen e kapaciteteve sipërmarrëse, menaxheriale, administrative, juridike në sektorin privat dhe atë publik, përmes modelit të shkollës së lartë të fokusuar e cilësore që harmonizon formimin teorik me aftësimin praktik të studentëve.