Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6

Tirana Business University

Mjediset

Mjediset

Tirana Business University College ushtron aktivitetin e saj në tre nivele katesh në lartësi, brenda një godine me sipërfaqe totale prej 1580 m2 (neto).

Mjediset janë të organizuara në 2 auditorë me kapacitet deri në 80 persona, 1 sallë konference me kapacitet deri në 90 persona, 1 bibliotekë/laborator me kapacitet 70 vende leximi dhe 36 desktop për akses në EBSCO online dhe aftësim në software që lidhen me nevojat e programit të studimit, 2 salla për grupe deri në 45 studentë, 4 klasa për grupe deri në 30 studentë, zyra për personelin akademik dhe administrativ, zyra për Inkubatorin e Biznesit Studentor, si edhe për grupe pune studentore, mjedise të tjera shlodhëse dhe ndihmëse në çdo kati.

Sallat e leksioneve dhe seminareve janë të pajisura me desktop ose lap-top, mjete audio - vizive, sistem ngrohje - ftohje, jane të mirëndriçuara e të mirëajrosura. Aksesi në internet është i mundshëm në çdo sallë me kabëll dhe në çdo mjedis brenda shkollës me wireless.  

Në të gjitha mjediset janë instaluar mjetet e mbrojtjes kundra zjarrit dhe të ndihmës së shpejtë. Në rast rreziku mund të përdoret dalja e emergjencës. Mjediset janë të pajisuara me sinjalistikë të lëvizjes apo shpërndarjes dhe emërtimi i tyre. 

Për t'u njohur me mjediset fizike shfletoni galerinë më poshtë.