Modeli & Misioni
Modeli i TBU karakterizohet nga:
- Formim teorik i kombinuar dhe i njëkohshëm me aftësimin praktik të studentit për çdo vit akademik bachelor me qëllim punësimin në profil përpara diplomimit.
- Partneritet dhe bashkëpunim i qëndrueshëm me mbi 50 kompani, banka dhe zyra profesionale që investojnë në burimet njerëzore, duke garantuar aftësimin praktik të kujdesshëm të studentit dhe shumëfishimin e shanseve për punësim.
- Staf akademik i përzgjedhur me eksperiencë dyfishe në mësimdhënie dhe profesionin përkatës - shumica me role të rëndësishme në kompani, banka, zyra profesionale dhe/ose institucione.
- Programe studimi të akredituara dhe me orientim të fortë praktik, në përputhje me nevojat dhe ritmet e zhvillimit të tregut.
- Rigorizitet por edhe fleksibilitet e përshtatetje deri e individualizuar e procesit mësimor më qëllim arritjen e objektivave të çdo studenti.
- Numër i vogël i studentëve që pranohen çdo vit akademik, por cilësorë dhe me iniciativë.
TBU ka për mision të kontribuojë në krijimin dhe rritjen e kapaciteteve sipërmarrëse, menaxheriale, administrative, juridike në sektorin privat dhe atë publik, përmes modelit të shkollës së lartë të fokusuar e cilësore që harmonizon formimin teorik me aftësimin praktik të studentëve.