Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4

Tirana Business University

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë
Sigurimi i brendshëm i cilësisë realizohet nëpërmjet Njësisë së Brendshme të Sigurimit të Cilësisë. 
Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë siguron drejtimin, këshillimin dhe mbështetjen për hartimin dhe zbatimin e procedurave të brendshme të sigurimit të cilësisë për të siguruar zbatimin e standardeve të larta në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe atë evropian në fushën e arsimit të lartë dhe veçanërisht me ato të lidhura me sigurimin e cilësisë akademike, si dhe me aktet e brendshme të institucionit.
Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë harton një raport vjetor, në të cilin përfshihen informacione dhe vlerësime në lidhje me: respektimin e standardeve shtetërore të cilësisë, në kuadrin institucional dhe atë të programeve të studimit që institucioni ofron.
Mënyra e organizimit dhe funksionimit të kësaj Njësie rregullohet me një rregullore të posaçme, që miratohet nga Senati Akademik.

Sigurimi i brendshëm i cilësisë realizohet nëpërmjet NJSBC.

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC) siguron drejtimin, këshillimin dhe mbështetjen për hartimin dhe zbatimin e procedurave të brendshme të sigurimit të cilësisë për të siguruar zbatimin e standardeve të larta në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe atë evropian në fushën e arsimit të lartë dhe veçanërisht me ato të lidhura me sigurimin e cilësisë akademike, si dhe me aktet e brendshme të institucionit.

Mënyra e organizimit dhe funksionimit të njësisë rregullohet me një rregullore të posaçme, që miratohet nga Senati Akademik.

Përgjegjëse e NJSBC është Elida Motro (Iljazi). 

E-mail: elida.motro@tbu.edu.al