Image 0 Image 1 Image 2 Image 3

Tirana Business University

Sekretaria Mësimore

Sekretaria Mësimore

Sekretaria mësimore ka edhe këto detyra dhe/ose kompetenca të tjera:

1. Bën regjistrimin dhe matrikullimin e studentëve, sistemimin dhe mbajtjen sekret të të dhënave të tyre.
2. Zbaton procedurat e transferimit të studentëve në bazë të vendimeve të komisionit të ekuivalentimit dhe kujdeset për plotësimin e dokumentacionit përkatës.
3. Shpall orarin e miratuar të mësimeve, praktikave, konsultimeve, provimeve dhe ndjek e kontrollon zbatimin e tij.
4. Bën plotësimin e fletëve të provimit me emrat e studentëve të cilët kanë fituar të drejtën për të hyrë në provim dhe dorëzimin e fletës së provimit të Pergjegjësi i Departamentit një ditë para provimit.
5. Shpall përfundimet e kontrollit të dijeve duke respektuar të drejtën e studentit mbi privatësinë e të dhënave të veta;
6. Bën dokumentimin e lidhjeve të ndërsjella në fushën e shkëmbimit e transferimit të studentëve me institucione homologe.
7. Ndjek realizimin nga secili student të planit individual të studimit të miratuar nga Titullarët dhe njofton studentin kur vë re se ka shmangie nga plani individual i studimit;
8. Ndjek punën për informimin e vazhdueshëm të studentëve lidhur me ecurinë e rezultateve të tyre dhe njofton me shkrim Rektoratin kur ecuria e rezultateve nuk kënaq kërkesat e studimeve.
9. Komunikon periodikisht me familjarët dhe informon për ecurinë e studentit.
10. I propozon Rektoratit veprime që i shërbejnë rritjes së cilësisë në dokumentimin e të dhënave dhe në shërbimet ndaj komunitetit të studentëve.
11. Ndjek mbarëvajtjen e veprimtarisë mësimore të TBU-së dhe informon Dekanët përkatës dhe departamentet, kur ndesh ose vihet në dijeni për shmangie nga zbatimi i programeve mësimore të miratuara, për mosrespektim të orarit të mësimeve, për zbatim jokorrekt të procedurave të kontrollit të dijeve, etj.
12. Informon titullarët për studentët të cilët ndërpresin studimet nëpërmjet kërkesave të tyre, për studentët të cilët rifillojnë studimet, si dhe dërgon dokumentacionin e studentëve me transferim, për të cilën titullarët përgatisin vendimarjet dhe sekretaria zbaton këto vendime.
13. Bën lotësimin korrekt të dokumentacionit shkollor, pranimin dhe lëshimin e vërtetimeve, çertifikatave dhe dokumenteve të tjera.
14. Nxjerr dhe përgatit në kohë të dhëna të ndryshme mbi mbarëvajtjen dhe rezultatet e studentëve, numrin e tyre sipas viteve e degëve si dhe për realizimin e ngarkesave mësimore nga ana e personelit akademik, me kërkesën e drejtuesve akademikë e administrativë të institucionit.


Fatbardha HODAJ 
Sekretare Mësimore, TBU

Tel: +355 (0) 422 60 443
Web: www.tbu.edu.al