Image 0 Image 1 Image 2 Image 3

Tirana Business University

Sigurimi i Cilësisë

Sigurimi i Cilësisë

Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë
Sigurimi i brendshëm i cilësisë realizohet nëpërmjet Njësisë së Brendshme të Sigurimit të Cilësisë. 
Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë siguron drejtimin, këshillimin dhe mbështetjen për hartimin dhe zbatimin e procedurave të brendshme të sigurimit të cilësisë për të siguruar zbatimin e standardeve të larta në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe atë evropian në fushën e arsimit të lartë dhe veçanërisht me ato të lidhura me sigurimin e cilësisë akademike, si dhe me aktet e brendshme të institucionit.
Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë harton një raport vjetor, në të cilin përfshihen informacione dhe vlerësime në lidhje me: respektimin e standardeve shtetërore të cilësisë, në kuadrin institucional dhe atë të programeve të studimit që institucioni ofron.
Mënyra e organizimit dhe funksionimit të kësaj Njësie rregullohet me një rregullore të posaçme, që miratohet nga Senati Akademik.

Sigurimi i brendshëm i cilësisë realizohet nëpërmjet Njësisë së Brendshme të Sigurimit të Cilësisë.

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë siguron drejtimin, këshillimin dhe mbështetjen për hartimin dhe zbatimin e procedurave të brendshme të sigurimit të cilësisë për të siguruar zbatimin e standardeve të larta në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe atë evropian në fushën e arsimit të lartë dhe veçanërisht me ato të lidhura me sigurimin e cilësisë akademike, si dhe me aktet e brendshme të institucionit.

Mënyra e organizimit dhe funksionimit të njësisë rregullohet me një rregullore të posaçme, që miratohet nga Senati Akademik. Njësia drejtohet nga Dr. Jordan Daci, dhe ka në përbërje të tij ekspertë të sigurimit të cilësisë si edhe përfaqësues të qeverisë studentore të TBU.