Image 0 Image 1 Image 2 Image 3

Tirana Business University

Stafi Akademik Drejtues

Stafi Akademik Drejtues

/files/lavdosh-zaho-webProf. Dr. Lavdozh ZAHO

Rektor

Narrative Resume - Prof. Dr. Lavdosh Zaho është një nga lektorët dhe ekspertët më të njohur në fushën e institucioneve financiare dhe teknikave bankare. Eksperienca e tij mbi 40 vjeçare kombinon në harmoni dimensionin akademik me atë të prakticienit. Eksperienca akademike e tij fillon në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës dhe vazhdon në këtë fakultet duke njohur rritje të vazhdueshme përgjatë 37 viteve. Prof. Dr Lavdosh Zaho ka përgatitur leksione dhe botuar libra për lëndët e kompetencës së tij, ka udhëhequr departamentin e lëndëve të financës, ka kontribuar dhe udhëhequr punën në grup për zhvillimin kurrikular si dhe kërkime shkencore teorike e me karakter aplikativ. Ai ka kryer funksione drejtuese akademike si zëvendës Dekan apo Kryetar i Këshillit të Profesorëve të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, anëtar i Senatit të këtij universiteti si dhe shumë funksione të tjera të drejtimit akademik. Prof. Dr. Lavdosh Zaho ka një përvojë të pasur në veprimtarinë praktike të institucioneve financiare e bankare duke kontribuar në këtë sektor për një periudhe të gjatë si ekspert dhe në role drejtuese. Ai ka dhënë kontributin e tij në ngritjen dhe zhvillimin e sistemit bankar shqiptar në kushtet e ekonomisë së tregut ku veçohet roli i tij në organet drejtuese të Bankës së Kursimeve ndërsa, pas privatizimit të saj, u përzgjodh anëtar i Bordit te Drejtorëve të Raiffeisen Bank në Vjenë. Prof. Dr. Lavdozh Zaho ka kontribuar edhe në zhvillimin e sistemit të kontablitetit duke qenë anëtar i komisioneve të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA). Ai është gjithashtu një ekspert i mirëvlerësuar në tregun e konsulencës për institucionet financiare e bankare si dhe për sipërmarrjet private lidhur me nevojat e tyre për analiza dhe këshillime mbi menaxhimin financiar.

/files/entela-shehaj-web

Dr. Entela SHEHAJ

Dekane e Fakultetit Administrim Biznesi  

Narrative Resume - Dr. Entela Shehaj është një pedagogë me eksperiencë 15 vjeçare në fushën e ekonomisë, gjithashtu me një eksperiencë me shumë se 7 vjeçare në fushën e rregullimit të sektorit të energjisë elektrike dhe gazit natyror në pozicione vendimmarrëse. Eksperienca e saj akademike ka filluar në Universitetin Eqrem Çabej dhe me pas në Universitetin Europian të Tiranës si lektore në fushën e ekonomiksit. Përgjatë karrierës së saj akademike ka ushtruar gjithashtu funksionin e Drejtuesit të Departamentit Ekonomik (2000-2003) si dhe ka qenë aktive në kryrjen e studimeve kërkimore shkencore, këshillimit dhe hartimit të shumë akteve rregullatore.Dr. Entela Shehaj ka një përvojë të pasur në rregullimin e sektorit të Energjisë në pozicione vendimmarrëse dhe këshilluese. Gjatë kësaj kohe ajo ka dhënë kontributin e saj në hartimin e akteve legjislative, parësore dhe dytësore, të sektorit të energjisë, përfshi metodologjinë dhe përcaktimin e tarifave të energjisë elektrike si edhe në anën teknike dhe problematikat që shoqërojnë këtë sektor. Gjithashtu, gjatë dy viteve të fundit Dr. Entela Shehaj ka marrë pjesë aktive në hartimin e akteve rregullatore që kanë të bëjnë me projektin TAP. Dr. Entela Shehaj ka fituar gradën Doktor (PhD) në Ekonomiks në Universitetin Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar (2006) dhe gjithashtu ka marrë diplomën Master në Ekonomiks për Analiza Biznesi nga ky Universitet (2002). Studimet universitare i kreu në Universitetin e Tiranës në Fakultetin Ekonomik, Dega Administrim Biznesi (1989-1993).

 

/files/DSC_1001.JPG

Prof. assoc Dr. Endri PAPAJORGJI

Zëv. Rektor & Dekan i Fakultetit E Drejtë Biznesi

Narrative Resume - Prof. assoc. Dr. Endri PAPAJORGJI është jurist, avokat, ekspert ligjor dhe pedagog i mirënjohur në fushën e së drejtës e me një eksperiencë mbi 10 vjeçare. Prof. Endri Papajorgji ka mbaruar studimet e larta (Bachelor- Master-PhD) në Drejtësi pranë “Karl Franzens Universität Graz”, Austri dhe ka fituar titullin “Profesor i asociuar” nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në maj të 2015. Prof. Endri Papajorgji është zgjedhur Dekan i Fakultetit të Drejtësisë i Tirana Business University që prej vitit 2014 dhe Zv. Rektor qe nga Tetori 2015. Prof. Endri Papajorgji ka kryer punë kërkimore shkencore në Universitetin e Graz-it, Maribor-it, Vjenës, Leuven- it, Salzburg-ut, Zagreb-it, Ljubljanës, Mynih-ut, Regensburg-ut, Shkup-it, Tetovës, Prishtinës etj, si dhe pranë Institucioneve të BE-së në Bruksel dhe Luksemburg. Prof. Endri Papajorgji ka punuar si jurist, konsulent dhe avokat pranë disa zyrave ndërkombëtare dhe lokale ligjore (Vjenë, Graz, Tiranë), si dhe lektor dhe kërkues shkencor pranë Universitetit “Karl Franzens Universität Graz”. Prof. Endri Papajorgji ka publikuar 8 libra shkencorë, 2 prej të cilëve në Gjermani dhe 6 në Shqipëri. Ai ka shkruar mbi 80 artikuj shkencore në konferenca e revista shkencore ndërkombëtare. Prof. Endri Papajorgji është Anëtar i Dhomës Kombëtare Shqiptare të Avokatisë, Anëtar i Dhomës Kombëtare Shqiptare të Ndërmjetësimit, Drejtor Ekzekutiv i Institutit Ndërkombëtar për të Drejtën Private, Tregtare dhe Konkurrencës Anëtar i Alumni Uni Graz Network, Kryeredaktor i Revistës ndërkombëtare shkencore “Academic Journal of Business, Administration, Law and Social Sciences”, Kryeredaktor i Revistës ndërkombëtare shkencore “Balkan Journal of Interdisciplinary Research”, etj.