Image 0 Image 1 Image 2 Image 3

Tirana Business University

Studioni në TBU!

Studioni në TBU!

Në këto vite TBU ka krijuar një emër të mirë si shkollë e cila i dedikohet studentëve të saj deri në rrafshin individual, ku mësimi dhe praktikat aftësuese kryen me seriozitet, ku çdo student vlerësohet dhe mbështetet në bazë të përkushtimit, arritjeve individuale dhe kontributit në punën në grup.

TBU është gjithnjë e më shumë shkolla tek e cila bizneset më të mëdha të vendit mund të identifikojnë menaxherët dhe juristët e ardhshëm e ku vetë këto kompani përfshihen e kontribuojnë për formimin e tyre përgjatë shkollimit duke krijuar një lidhje të vazhdueshme, njohje dhe besimi reciprok me studentin e që vazhdon e këtillë pas mbarimit të studimeve. 

Arritjet e TBU i dedikohen jo vetëm përkushtimit tonë por edhe modelit të përzgjedhur. TBU është projektuar për të qenë shkollë e vogël por cilësore – “pak e saktë” siç thotë një fjalë e urtë. Kjo na jep mundësi: i) të sigurojmë praktika të vërteta aftësuese të studentëve pranë atyre ende pak kompanive që ofrojnë mundësi të këtilla; ii) të sjellim realitetin e tregut dhe sipërmarrjes shqiptare përmes pedagogëve të cilët, ndërsa ushtrojnë çdo ditë profesionin si menaxherë, bankierë, financierë, marketierë, avokatë, mësimin teorik e pasurojnë me të dhënat dhe eksperiencën e tyre në çdo orë mësimi; iii) të ndërtojmë programe të individualizuara që maksimizojnë vlerën e shtuar të dijes së marrë dhe aftësive të fituara e të përdorim proçesin deri të individualizuar të mësimit, orientimit dhe kujdesit për studentin.

Për vlerat dhe mundësitë që ofron, nëse dëshironi të bëheni drejtues i suksesshëm i një biznesi, nëse dëshironi të bëheni jurist i aftë në të drejtën e biznesit apo të aftësoheni për të nisur biznesit tuaj, nëse dëshironi të zhvilloni karrierën në profesionet e lira apo në konsulencë, ose të bëheni zyrtar i aftë në pozicione pune që administrojnë marrëdhëniet e shtetit me sipërmarrjen ju inkurajojmë të konsideroni Tirana Business University si mundësinë më të mirë të arsimimit tuaj të lartë për një të ardhme sa më të sigurt pasi në TBU nuk merrni vetëm një diplomë por nisni karrierën që përgjatë studimeve.