Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6

Tirana Business University

Zyra e Çështjeve Studentore

Zyra e Çështjeve Studentore në TBU kujdeset për çështje në interesin e studentëve.

Zyra e Çështjeve Studentore

Zyra e Çështjeve Studentore në TBU kujdeset për çështje në interesin e studentëve.
 
Funksionet kryesore të Zyrës së Çështjeve Studentore në TBU janë:
 
1. Përgatitja për rekrutim dhe pranim të kandidatëve të rinj për studentë - koordinimi me sistemin parauniversitar dhe bashkëpunëtorë të TBU, promovimi i TBU dhe ofertës akademike;
 
2. Këshillimi dhe orientimi i karrierës për studentët - planifikimi e udhëheqja e aktiviteteve formuese në shërbim të rritjes dhe zhvillimit personal dhe profesional të studentëve;
 
3. Ruajtja dhe fuqizimi i marrëdhënieve me të diplomuarit (alumni) - zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta që synojnë përforcimin e marrëdhënieve dhe nxitjen e bashkëpunimit; 
 
4. Koordinimi dhe forcimi i marrëdhënieve me komunitetin e TBU - planifikimi i aktiviteteve të përbashkëta që angazhojnë komunitetin dhe rrisin bashkëpunimin ndër-institucional. 
 
5. Zhvillimi i shërbimeve akademike - veprimtari që lidhen me kartën e studentit, shërbimet e IT, lidhjet ndërkombëtare të studentëve, eventet formuese; aktivitete socio-kulturore dhe sportive, etj;
 
6. Pikë referimi e studentëve lidhur me strukturat dhe komunitetin e TBU - shërben si urë lidhëse e studentëve me studentët, stafin akademik e administrativ, alumni dhe parnerë biznesi.
 
 
Përgjegjës: Oltjon Valisi