Image 0 Image 1 Image 2 Image 3

Tirana Business University

Fjala e Studentëve

Fjala e Studentëve

/files/Xhejni Lito.png
 
 

"Në TBU gjeta veten jo vetëm profesionalisht por edhe personalisht. Modeli më i përshtatshëm akademik dhe ambjenti i ngrohtë social shkrihen në një. Ndërthurja për çdo vit akademik e njohurive teorike dhe aftësimit praktik e bëjnë TBU-në unike dhe zgjedhjen e duhur për çdo maturant apo student që kërkon të trokasë në dyert e suksesit." - Xhejni Lito, Bachelor në Administrim Biznesi

/files/Orges Deda.png
 
 

"Sipas përkufizimit modern për karrierën thuhet që ajo fillon që në shkollën e lartë. Nëse zgjedhim një shkollë të mirë në fakt kemi përcaktuar edhe drejtimin e karrierës sonë profesionale. TBU, sepse është zgjedhja e duhur për karrierën e duhur!" - Orges Deda, Master i Shkencave në Administrim Biznesi

 
 
/files/Enkeleda Hajderasi.png
 
 
 

"Gjithnjë kam besuar se e ardhmja për një person është rezultat i zgjedhjeve si dhe përkushtimit për të realizuar ëndrrat e tij. Jam krenare që zgjedhja ime ka qenë #TBU. Suksesi arrihet më lehtë kur je pjesë e kësaj familjeje!" - Enkeleda Hajderasi, Master Profesional në E Drejtë Biznes

/files/Majlinda Sheshi.png
 
 
 
 

"Studimet në TBU më motivojnë që të veproj më mirë, të drejtoj më mirë, të sjell pozitivitet dhe të jem mendjehapur kudo që shkoj. TBU është udhërrëfyesi im në profesion dhe në jetë!" - Majlinda Sheshi, Bachelor në E Drejtë Biznesi 

/files/Adenil Pjetri.png
 
Adenil Pjetri, Master Profesional në E Drejtë Biznesi
 

''TBU është një vlerë e shtuar dhe gjenerues vlerash në edukimin e brezave. Jam i bindur që #TBU do të jetë faktor ndryshimi në shoqërinë shqiptare.'' - Adenil Pjetri, Master Profesional në E Drejtë Biznesi

/files/Matilda.png
 
 

"Sot, 'të zgjedhësh' është problematika kryesore. Kur ndjehesh i plotësuar si student është shumë mirë, por kur je i mbështetur si individ është mrekullia vetë... Kjo është TBU!" - Matilda Mulhaxhia, Master Profesional në Administrim Biznesi 

 
/files/Klodjana Lleshaj.png
 

"Çdo zgjedhje që bëjmë është e vështirë dhe e pasigurtë! Çdo hap që ndërmarrim është sfidues! Të jesh pjesë e komunitetit të #TBU, ke lehtësinë dhe sigurinë drejt qëllimit të suksesit në karrierë! Nëse se keni bërë akoma zgjedhjen tuaj, mos u mendoni më tepër, por vendosni TBU, pasi nuk do të merrni vetëm diplomë por do të nisni karrierën!" - Klodjana Lleshaj, Bachelor në Administrim Biznesi

  
 
/files/image copy.png
 
 
 

“Ndihem krenar dhe me fat që sot jam pjesë e #TBU. Për mua TBU është një familje e madhe ku harmonizohen virtytet njerëzore me punën, pasionin dhe bashkëpunimin. TBU është gjithmonë e gatshme t’ju mirëpresë dhe të kontribuojë në rrugën tuaj drejt suksesit. Faleminderit TBU.” - Elton Saliaj, Bachelor në Administrim Biznesi  

/files/xhulja deliu.png
 
 
 

"Investimi te vetja është një proces i vazhdueshëm për të patur sukses në karrierë! Nëse do të zgjidhni #TBU, ju do të përvetësoni dije, aftësi dhe vlera të cilat do të ju shoqërojnë përgjatë gjithë jetës..." - Xhulja Deliu, Bachelor në Administrim Biznesi, profili Kontabilitet - Financë