Image 0 Image 1 Image 2 Image 3

Tirana Business University

Studentë Karriere

Studentë Karriere

Tirana Business University ndërmerr çdo përpjekje në mënyrë që përvoja e secilit student të jetë sa më e pasur, përtej jetës studentore dhe akademike, të jetë sa më kuptimplotë dhe të jetë e orientuar nga rezultatet - aftësimi profesional dhe punësimi në kompani prestigjoze shqiptare dhe të huaja. Përmes praktikave profesionale të shumta, angazhimit të pedagogëve me cilësi dyfishe (akademik/specialistë të fushës), ndërtimit të programeve të individualizuara që maksimizojnë vlerën e shtuar të dijes së marrë dhe aftësive të fituara dhe përkujdesjes së personalizuar, kemi arritur që të punësojmë pjesën më të madhe të studentëve para përfundimit të programit Bachelor ndërsa studentët në programet Master të ngjiten të paktën një shkallë më lart në karrierë. Disa nga studentët aktualë në programet Master kanë arritur pozicione të mesme ose të larta drejtuese. Më poshtë disa shembuj të spikatur:
 
Arbana Rica, Master Profesional në Administrim Biznesi
Drejtore Ekzekutive, Iceberg Communication

Oltjon Valisi, Master i Shkencave në Administrim Biznesi
Menaxher i Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun, Tirana Business University
 
Elona Dashi (Stroka), Master i Shkencave në Administrim Biznesi
Menaxhere e Burimeve Njerëzore, Jumbo Albania
 
Eneriko Hajdaraj, Master Profesional në Administrim Biznesi
Konsulent për Manaxhimin e Cilësisë, AZ Consulting
 
Rezarta Mertiraj (Bejollari), Master Profesional në E Drejtë Biznesi
Drejtuese Dege - Elbasan, Intesa Sanpaolo Bank Albania
 
Orges Deda, Master i Shkencave në Administrim Biznesi
Konsulent Fiskal, Deloitte Albania and Kosovo
 
Ida Hoxha, Master Profesional në E Drejtë Biznesi
Menaxhere e Burimeve Njerëzore, ACREM (Albanian Commercial Real Estate Management)
 
Silvio Qyqja, Master Profesional në Administrim Biznesi
Menaxher Dyqani - TEG, Neptun Albania
 
Xhoana Vishka, Master Profesional në Administrim Biznesi, me profil E Drejtë Biznesi
Menaxhere e Shitjes dhe Marketingut, Bolv-Oil
 
Orges Bushi, Master Profesional në Administrim Biznesi
Menaxher Dyqani - Tiranë, Conad Albania
 
Dorian Memo, Master Profesional në E Drejtë Biznesi
Drejtor Kontabiliteti, AlbChrome
 
Admir Kurti, Master Profesional në E Drejtë Biznesi
Menaxher Finance, Birra Tirana
 
Rubens Gucaj, Master Profesional në Administrim Biznesi
Menaxher Brandi, Fashion Group Albania
 
Alba Mihali, Master Profesional në Administrim Biznesi
Menaxhere Finance, Chairman Office, Balfin Group