Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4

Tirana Business University

Tarifa & Bursa Studimi

Tarifa & Bursa Studimi

Tarifat e studimit në TBU individualizohen për çdo student bazuar në meritë (rezultate në mësime, në konkurse, në art, sport, ekonomi, apo rol shoqëror) dhe/ose në nevojë (në gjëndje të vështirë ekonomike, shëndetësore, familjare etj). Individualizimi shprehet si zbritje (bursë) nga tarifa maksimale prej 350 mijë lekë për çdo 60 kredite (ECTS). Zbritjet në ciklin Bachelor janë më të larta së ato në Master.

Masa e zbritjeve për çdo kriter percaktohet në bazë të politikës së ndjekur nga Bordi i Administrimit për çdo vit akademik dhe rezultati përkatës pasqyrohet në kontratën individuale të çdo studenti. Nëse një student përfiton zbritje nga disa kritere, zbatohet zbritja më e madhe mes tyre.

Rezultatet në mësime nënkuptojnë mesataren e notës të vitit pararendës. Për vitin e parë Bachelor nënkupton mesataren e kombinuar të notave të tre viteve të shkollës së mesme me provimet e maturës shtetërore. Për programet Master atë të vitit të tretë bachelor. Zbritjet për rezultate në konkurse apo për talente të spikatura përshkallëzohet si ato të lidhura me rezultatet në mësime.

Për regjistrimet e reja për vitin akademik 2019-2020, në ciklin bachelor, mesatarja e notës baraz a më shumë se 9.5 individualizohet me tarifën 100 mijë lekë (zbritje 250 mijë lekë). Për çdo ulje të notës mesatare me 0.1 zbritja pakësohet me 10 mijë lekë (tarifa rritet me 10 mijë lekë). Për të njëjtën notë mesatare, në ciklin Master, tarifa është 100 mijë lekë më shumë se ajo korresponduese e Bachelor. Zbritjet për arsye sociale vlerësohen rast për rast por nuk mund të jenë më të mëdha se 150 mijë në Bachelor dhe 100 mijë në Master. 

Pagesa e tarifës së studimit kryhet, si rregull me 2 këste. Në rast nevoje të arsyetuar nga studenti, pagesa kryhet në më shumë këste, sa më të barabarta në vlerë dhe barazlarguara në kohë.

Në regjistrimin për herë të parë në TBU aplikohet tarifë regjistrimi prej 7 mijë lekë. Kjo tarifë paguhet vetëm një herë, pavarisht kalimit nga një program/cikël në tjetrin.

Vërtetimet e ndryshme administrative e shkollore që i jepen studentit me kërkesën e tij bëhen pa pagesë.

Për studentet që vijnë në TBU përmes procesit të transferimit nga një shkollë tjetër e lartë zbatohet tarifë studimi proporcionale në raport me kreditet e mbetura për t’u marrë deri në përfundim të programit.

Pagesa kryhet në llogaritë bankare të Tirana Business University sh.p.k. në Tirana Bank, Credins Bank dhe Intesa Sanpaolo Bank.