Zyra e Karrierës/Punësimit
Tirana Business University Colloge (TBU) ka si përparësi punësueshmërinë e studentëve, duke krijuar mundësi të praktikave profesionale në kompani të ndryshme dhe institucione publike me qëllim që studentët të përfitojnë përvojë dhe të rrisin përspektivat e pozicionimit në punë.
Zyra e Karrierës dhe Punësimit në TBU ka në fokus i) formimin praktik të studentëve dhe parapërgatitjen e tyre për hyrje të suksesshme në tregun e punës dhe ii) orientimin në karrierë dhe këshillimin e vazhdueshëm të studentëve për drejtimin e duhur apo për të ndërmarrë zgjedhje strategjike në karrierën e tyre.
Funksionet kryesore të zyrës përfshijnë ndërveprim të drejtëpërdrejtë me studentët për të i) inkurajuar procesin e njohjes me studentin dhe njohjes së studentit me vetveten, ii) lejuar ndërgjegjësimin e studentëve për preferencat e tyre individuale si dhe mundësitë e disponueshme në treg, iii) njohur studentët me pritshmëritë, kërkesat dhe standartet e tregut, iv) përgatitur studentët për prezantimin e parë me punëdhënësin (CV, letër prezantuese, intervistë, etj.), v) identifikuar së bashku më studentët alternativa në karrierë si dhe për të ndërtuar së bashku planifikimin e karrierës.
Klikoni (këtu) për tu informuar mbi disa të dhëna të punësimit real të studentëve të TBU në vitetet akademike 2013-2014 deri në 2018-2019.