Image 0 Image 1 Image 2

Tirana Business University

Termat e Përdorimit

Termat e Përdorimit

Mirë se vini në faqen e internetit të Tirana Business University College. Shfletimi i kësaj faqeje do të thotë se i keni lexuar kushtet e përdorimit dhe i pranoni ato. Ne mbajmë të drejtën për t’i ndryshuar, shtuar ose fshirë pjesë të kushteve të përdorimit në çdo moment, pa paralajmërim.

Ju lutem, lexojini kushtet e mëposhtme me kujdes sepse pëmbajnë informacion të vlefshëm për të drejtat dhe detyrimet tuaja ligjore.

Të dhënat personale

Për pjesët ku kërkohet plotësimi manual i të dhënave tuaja personale (formular aplikimi, kontakte, etj.), ju pajtoheni që të dhënat të jenë të sakta. Përdorimi i identitetit të një personi tjetër është rreptësisht i ndaluar. TBU do t’i përdorë të dhënat tuaja personale vetëm për arsyet e shënuara në seksionet përkatëse dhe në asnjë moment nuk do të abuzojë me to.

Përmbajtja e faqeve

E gjithë përmbajtja e faqeve si tekst, video, audio dhe foto janë pronë e Tirana Business University. Asnjë material nuk mund të riprodhohet, kopjohet, ripublikohet, modifikohet, shpërndahet apo shitet në asnjë mënyrë, i plotë apo pjesë të tij, pa autorizimin me shkrim të autorëve. Përdorimi i materialeve pa autorizim përbën shkelje penale të të drejtave të autorit. Autorizimi, pas dhënies, mund të tërhiqet pa paralajmërim.

Marka tregtare të regjistruara

Tirana Business University College është një markë tregtare e regjistruar. Përdorimi i logos dhe emrit nuk mund të shfrytëzohet në lidhje me shërbime të tjera të ngjashme ose jo, dhe përdorimi/kopjimi i plotë ose i pjesshëm lejohet vetëm pas autorizimit me shkrim të autorit.