Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6 Image 7 Image 8 Image 9

Tirana Business University

"Con-Teo-Art", ekspozitë pikture në mjediset e Tirana Business Universty nga bankieri - piktor Z. Anteo Gremi

Pikturat e stilit abstrakt, nga z. Anteo Gremi ekspozohen për herë të parë, duke rritur në këtë mënyrë interesin e vizitorëve dhe artdashësve të shumtë.

"Con-Teo-Art", ekspozitë pikture në mjediset e Tirana Business Universty nga bankieri - piktor Z. Anteo Gremi

Tirana Business University, në kuadrin e mbështetjes dhe promovimit të veprimtarisë artistike të krijuesve shqiptarë, si një pjesë e rëndësishme e sipërmarrjeve dhe ekonomisë krijuese të vendit dhe si një burim i vyer dhe i pazëvëndësueshem i emacipimit estetik, moral dhe shpirtëror të shoqërisë shqiptare, do të organizojë për dashamirësit e artit pamor ekspozitën e shtatë (7-të) të saj me 25 vepra në pikturë me ngjyra vaji, të titulluar “Con-Teo-Art” nga Z. Anteo Gremi. 

E veçanta është se pikturat e Anteo Gremi ekspozohen për herë të parë, duke rritur në këtë mënyrë interesin e vizitorëve dhe artdashësve të shumtë që do të kenë mundësi ta ndjekin ekspozitën nga hapja e saj ditën e mërkurë më 16 nëntor, ora 18.00, në ambjentet e Tirana Business University, deri në datën 20 nëntor 2016, ora 20.00, kur ekspozita do të mbyllet.

Pikturat janë kryesisht të stilit abstrakt. Në këto vepra do të shihni një autor të veçantë i cili përveç suksesit si bankier përpiqet të realizojë një art piktorik cilësisht të mirë dhe inkurajues. Në veprat e tij, dallohet përdorimi i ngjyrës, të cilat qëndrojnë shumë mirë pranë njëra-tjetrës dhe demostrojnë ide artistike të cilat mund të shijohen nga çdo artdashës. 

Veprat e ekspozuara paraqiten në dimensione të mesme dhe mëdha, gjë që tregon efikasitet të punës së piktorit dhe kulturë artistike, të cilat japin kënaqësi estetike. 

Ju mirëpresim!