Image 0 Image 1 Image 2 Image 3 Image 4 Image 5 Image 6 Image 7 Image 8 Image 9

Tirana Business University

Ftesë / Konkursi i Punimeve Kërkimore II nga CleanScore (AADF)

Konkursi Kombëtar i Punimeve Kërkimore II është iniciativë e AADF, organizuar në kuadër të projektit CleanScore, me qëllim për të nxitur kërkimin shkencor tek studentët në Shqipëri.

Ftesë / Konkursi i Punimeve Kërkimore II nga CleanScore (AADF)

Për të nxitur kërkimin shkencor cilësor, si dhe përdorimin e librarisë digjitale JSTOR, AADF në kuadër të projektit CleanScore, ka ndërmarrë iniciativën për të zhvilluar “Konkursin Kombëtar të Punimeve Kërkimore II″ me studentë nga të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri. Për 3 punimet më të mira, fituesit respektiv përfitojnë shpërblim monetar në vlerën 40.000 lek, 20.000 lek dhe 15.000 lek.

Për të marrë pjesë në konkurs, studentët duhet të dërgojnë punimin e tyre me email në adresën JSTOR@CleanScore.al brenda datës 15 nëntor. Vlerësimi për pranimin e punimeve do të bëhet sipas kritereve vijuese: i. punimi duhet t’i përmbahet rregullave të shkrimit akademik; ii. të paktën 50% e referencave në punim duhet të jenë nga JSTOR (www.jstor.org); iii. punimi duhet të përmbajë 2.500 – 3.000 fjalë; iv. punimi kërkimor duhet të jetë argumentues; v. punimi nuk duhet të përmbajë plagjiaturë (www.akademia.al); vi. punimi duhet të jetë në gjuhën shqipe.

Për më shumë detaje mbi kriteret teknike dhe formatimin e punimit studentët mund të informohen në linkun https://cleanscore.al/konkursi. Për t’u ardhur në ndihmë studentëve të interesuar, në muajt shtator - tetor 2021 do të organizohen takime online të hapura me pjesëmarrjen e pedagogëve me eksperiencë në fushën e kërkimit dhe botimit.

Inkurajojmë studentët e TBU të bëhen pjesë e këtij konkursi. Për çdo pyetje apo konsultë, ju nxisim të komunikoni me Zv. Rektoren, Dr. Entela Shehaj në entela.shehaj@tbu.edu.al.